Sipas Artan Hoxhës, Ahmetaj ka aplikuar për leje qëndrimi që të mos ekstradohet në Shqipëri.
“Ka vende ku ne kemi marrëdhënie ekstradimi dhe nuk e sjell dot, si Adriatik Llalla në Itali. U kap Behar Bajri në Francë dhe gjykata franceze ka vendosur që ta sjellë në Shqipëri, por ai mund të aplikojë për azil. Nëse z. Ahmetaj, dhe unë di që ka aplikuar për lejeqëndrim apo qëndrim në një vend të BE-së, nuk mund të bëhet ekstradim nga ai vend për sa kohë që organet gjyqësore të atij vendi nuk janë shprehur për statusin e personit”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”./e.t