Tentoi të rrëmbente tokën tek Kepi i Rodonit, Kisha Katolike hedh poshtë Mark Frrokun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish deputeti Mark Frroku dhe 3 persona të tjerë janë përfshirë në sherr me disa banorë të fshatit Shetaj për një pronë tek Kepi i Rodonit.

Duke u hequr si përfaqësues të Kishës kanë nisur rrethimin e pronës, por janë përballur me rezistencën e banorëve, të cilët pretendojnë se kanë pronësinë.

Por përfaqësuesja e Kishës Katolike në këtë zonë, zonja Ana Shtjefni, tha për Neës24, se këta persona nuk janë përfaqësues të Kishës.

Ajo ka deklaruar se personat që kanë nisur rrethimin e zonës dhe nuk janë përfaqësues të Kishës dhe as të autorizuar nga kjo e fundit, dhe se sipas Shtjefnit kanë dashur vetëm të përfitojnë nga ky konflikt.

“Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri”, raportoi policia.

Sipas Neës24, ka dyshime se personi që ka qëlluar me armë është kushëri i ish-deputetit Frroku.

Tetë personat e arrestuar janë:

Banorët e zonës: Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka

Pretenduesit si përfaqësues të kishës: Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri./   S.M

Të fundit

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel....

Publikohen detajet e Eurovision Song Contest 2025, çmimet e biletave deri në 370 euro

Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel. Ata njoftuan se finalja e madhe do të mund...

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV