Media polake jehonë vendit tonë: Shqipëria, Kroacia e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është një destinacion i zgjedhur shpesh nga polakët për pushimet e tyre të verës duke përmbushur pritshmëritë e tyre.

Kjo është arsyeja edhe pse të gjithë ata turistë polakë që kanë vizituar të paktën një herë vendin tonë, shkruan e përditshmja “NaTemat”, kanë dëshirë të kthehen sërish.

Turistët shpesh tërhiqen nga natyra e bukur e Shqipërisë, plazhet e të fshehura midis shkëmbinjve ku nuk ka turizëm masiv dhe atraksionet e panumërta që janë mjaft të përballueshme.

Shqipëria ka shansin të bëhet si Kroacia duke qenë se ofron bukuri të shumta natyrore me çmime më të ulëta se ky destinacion.

Çmimi mesatar për një ditë kushton 45 euro. Kostot e produkteve ushqimore janë shumë të ngjashme me ato në Poloni dhe kostoja e jetesës është e ngjashme me Varshavën.

Përveç çmimeve Shqipëria është vendi ideal për adhuruesit e natyrës, historisë dhe fortifikimeve ushtarake. Përveç vendeve si Gjirokastra apo Syri i Kaltër, që zakonisht vizitojnë të gjithë turistët, në Shqipëri fshihen shumë xhevahire.

Në Berat, i cili quhet edhe qyteti i një mbi një dritareve, turistët do të kenë mundësinë jo vetëm të admirojnë qytetin, por edhe të qëndrojnë në majë të kodrës në një kështjellë me çmime mjaft të arsyeshme.

Për median polake qyteti ofron dy botë të ndara. Në majë të kodrës ka një atmosferë vërtet idilike dhe rurale ndërsa brenda qytetit  ka më shumë gjallëri për shkak të aktiviteteve të ndryshme.

Pak më poshtë qytetit të mbrojtur nga UNESCO ka mjaft atraksione për adhuruesit e natyrës, si Syri i Kaltër, apo burimet e nxehta të njohura si Ujërat Termale të Bënjës.

Edhe pse në Bënjë më afër sezonit mund të takosh një numër të lartë të adhuruesve të burimeve të nxehta, pamjet të lënë pa frymë dhe ja vlen të vizitohet.

Lexo edhe :  Zbardhja e vrasjes së Ramazan Mataj, çfarë u zbulua nga përgjimet

Durrësi, Saranda, Vlora dhe Ksamili janë destinacione të tjera që rekomandohen për ata që preferojnë turizmin bregdetar.

Shqipëria ka një potencial të madh për t’u bërë si Kroacia. Falë linjave të reja ajrore vendi është gati të presë turistë të rinj dhe shpreson të ketë një vit edhe më të suksesshëm se ai që lamë pas.

Organizata Botërore e Turizmit e renditi Shqipërinë të tretën për nga rritja e turizmit, pas Katarit dhe Arabisë Saudite./   S.M

Të fundit

“Shqipëria Bëhet”, Lapaj: Jemi në fund të rajonit, arsimi prioriteti ynë

Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka akuzuar klasën e vjetër politike se ka lënë Shqipërinë në vendin...

Opozita ka nevojë për një pakt publik për mosbashkëqeverisje me Albin Kurtin

Nga Mero Baze Në Kosovë ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ku partitë opozitare, të ndara, shpresojnë të mposhtin kryeministrin...

Nesër priten reshje intensive shiu, IGJEO paralajmëron vërshime në zonat urbane

Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) kanë paralajmëruar për reshje të dendura bore dhe shira intensive në pjesë të ndryshme të...

Shumë e dobishme për shëndetin, por a i dini efektet anësore të hudhrës?

Dëmtimi i mëlçisë Shumë hudhër mund të dëmtojë mëlçinë, duke shkaktuar toksicitet të mëlçisë. Erë e keqe Në sasi të mëdha mund të çojë jo vetëm në...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person te Pallati me Shigjeta

Një ngjarje e rëndë është raportuar në sallën operative të Policisë Tiranë, ku një telefonatë ka lajmëruar për një plagosje me armë zjarri pranë...

Lajme të tjera

Web TV