30 mjekë nisen drejt Bergamos, Shqipëria i vjen në ndihmë Italisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat italiane raportojnë për një marrëveshje midis Tiranës dhe Romës për të dërguar në vatrën e virusit në Itali, në Bergamo, 30 mjekë shqiptarë. Mjekët shqiptarë do u vijnë në ndihmë kolegëve italianë, të cilët po përballen prej më shumë se një muaj me tragjedinë që po shkakton COVID-19.

Sipas këtyre raportimeve, marrëveshja është arritur midis Luigi Di Maio, ministër i Jashtëm i Italisë, dhe kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që Di Maio pritet t’i presë vetë në aeroport mjekët shqiptar pasditen e kësaj të shtune.

Shqipëria bëhet shteti i radhës pas Kinës, Rusisë dhe Kubës, që dërgon mjekë për të shpëtuar italianët nga koronavirusi.

66.414 është numri i personave të infektuar në Itali nga COVID-19, ndërsa 9.134 njerëz kanë humbur jetën.

Të fundit

48-vjeçari i vërsulet turmës me makinë! Arsyeja, mosmarrëveshja me gruan

Një ngjarje e rëndë tronditi Gjermaninë, pasi një burrë 48-vjeçar me origjinë irakiane përplasi me makinë një turmë njerëzish. Mësohet...

Përplasje me gazetarët, Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u largua i irrituar nga një konferencë për mediat pas një debati të tensionuar me gazetarët. Shkak për reagimin...

Qeveria miraton programin për punësim në administratë! 600 të rinj trajnim me pagesë

Emigracioni i lartë dhe papunësia në radhët e të rinjve ka shtyrë qeverinë të hartojë më shumë politika për punësimin e tyre në vendin...

Alcaraz fiton maratonën 5 orëshe ndaj Sinner dhe mbron kurorën e kampionit

Pas 5 orësh e 30 minutash lojë, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz mundi 3-2 në finale italianin Jannik Sinner, duke u shpallur kampion për të...

“Arjan Ndojit iu bë atentat pasi e kërcënoi Rama në Kuvend”

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi arsyen pse i...

Lajme të tjera

Web TV