Propozimi i Erion Braçes/ Periudha e ciklit te gratë të paguhet si raport nga buxheti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka bërë një propozim të papritur sot në Komisionin e Ekonomisë, teksa po zhvillohej një seancë dëgjimore për shqyrtimin e investimeve të parashikuara dhe buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2024.

Teksa mori fjalën, Braçe i kërkoi përfaqësuesve të ministrisë së Shëndetësisë që të parashikojnë në buxhet, raport të paguar për gratë një herë në muaj sa herë ato kanë ciklet menstruale.

“A ka mundësi që grave dhe vajzave tu njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundjeje dhe e paguar si raport nga buxheti i shtetit sepse realisht po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë. është mirë që një iniciativë të tillë që nuk kushton shumë, por që duhet kalkuluar, të përfshihet në iniciativat e ministrisë suaj”, tha Braçe.

Por deputeti socialist nuk u ndal këtu.

“A ka mundësi që paketën higjeno sanitare të grave dhe vajzave për ciklin ta përjashtojmë nga TVSH se nuk i shton asgjë buxhetit të shtetit. Nuk po kërkoj atë që po ndodh në Europë që ta paguajë qeveria njëherë në muaj, por minimumi kërkoj që të përjashtohet nga TVSH”./e.t

Të fundit

Drejtori i spitalit të Lushnjës në SPAK për blerje votash

Drejtori i spitalit të Lushnjës, Roland Ziu dyshohet për blerje votash. Policia e Fierit ka referuar në Prokurorinë e...

Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, arrestohet 40-vjeçari i dënuar në Itali

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar në aeroportin e Rinasir, i cili ka tentuar të hyjë në Shqipëri me identitet flas. Shërbimet e Policisë...

Mbyllet numërimi në bashkinë Përmet, kush parti kryeson

Edhe në bashkinë Përmet tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Sipas asaj që raportohet, si rezultat forcë fituese në këtë bashki është...

Dash Sula: 4 gjëra e kanë varrosur Partinë Demokratike në këto zgjedhje

“Sa kohë që në PD do të ketë njerëz që nuk mendojnë për partinë, për demokratët, për Shqipërinë, por mendojnë vetëm për karrigen e...

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme” PS thirrje komisionerëve: Respektoni ligjin

PS i bën thirrje komisionerëve dhe numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën e numërimit të votave deri në fund për të...

Lajme të tjera

Web TV