Moti i keq/ Temperaturat shkojnë në -58 gradë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët mbijetojnë falë veshjeve të duhura për stinën e dimrit

I ftohti arktik ka përfshirë prej ditësh Rusinë, por në Siberi termometri shënoi këtë të martë temperaturën -58 gradë Celsius.

Yakutsk, një nga qytetet më të ftohta në botë, i cili shtrihet rreth 5,000 km në lindje të Moskës, është tërësisht i mbuluar nga bora dhe ngrica, siç edhe duket nga këto pamje me dron.

Në ndihmë banorëve, të mësuar me këtë të ftohtë, i vijnë rrobat e duhura, që i blejnë sipas temperaturës.

“Është shumë ftohtë. E ndjen në fytyrë, të ngrin menjëherë. Xhaketa ime është zakonisht e butë, por kur dal në këtë temperaturë, ajo bëhet si një qese plastike. Sa për celularin kur dola dje, kisha 90 përqind nivelin e karikimit. E mbajta në duar për rreth 15-20 minuta, bateria u mbarua.”

“Sigurisht që është ftohtë. Por siç thonë anglezët nuk ka stinë të keqe. Njeriu ka nevojë vetëm për rroba cilësore që i përshtaten motit dhe gjithçka do të jetë mirë.”

Në Oymyakon, një  qytezë në Sakha një rajon i vogël në verilindje të Siberisë temperaturat shkuan në gati -60 gradë.

Në një treg të hapur, në qytetin Yakutsk, peshku e mishi është totalisht i ngrirë, i paketuar në kuti,  shitet vetëm ashtu, pasi nuk ka nevojë për frigorifer./O.S

Të fundit

Arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj, masë edhe për bashkëshorten

Mesditën e djeshme agjentët e BKH-së i kanë vendosur mbi tavolinën e zyrës së Erion Veliajt urdhër arrestin. Veliaj...

Mundësi të reja në horizont, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju ditën e sotme

Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Të martën pas një janari kompleks, sqarimet dhe zgjidhjet në punë janë në horizont. Pavarësisht momenteve të...

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të tij për të marrë “nën...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Lajme të tjera

Web TV