Miratohet projektligji për amnistinë e të dënuarve, drafti i kalon Parlamentit për votim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme draftin e Ministrisë së Drejtësisë për amnistinë e të dënuarve, nga e cila përfitojnë 600 të burgosur me vendim të formës së prerë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha pas mbledhjes së qeverisë se pr/ligji tashmë i ka kaluar Parlamentit për t’u votuar nga deputetët.

“Dua të falenderoj të gjithë kolegët e mi në qeveri që votuan për amnistinë dhe nga ky moment ky projektligj do të depozitohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe fjalën e kanë deputetët të cilët do të duhet të japin votën e tyre, shumica e cilësuar për kalimin e projektligjit për dhënie amnistie.

Siç jeni në dijeni, qëllimi i këtij projektligji është përjashtimi tërësisht apo pjesërisht nga dënimi i personave që përfitojnë sipas kritereve të këtij ligji. Parimet e amnistisë dihen, parimi i humanizmit, parimi i rehabilitimit të personave të dënuar, mbrojtja e interesit publik por pse jo edhe mbrojtja e interesit më të lartë të të miturve, të cilët me këtë kategori janë përfituesit më të mëdhenj së bashku edhe me gratë e dënuara.

Efektet e këtij projektligji shtrihen për të gjithë personat të cilëve ju ka marrë vendimi formën e prerë deri në datën 30.11.2023. Nga kjo amnisti, nëse do të marrë votën e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë përfitojnë rreth 600 persona të dënuar të cilët do të kenë mundësinë që t’i kalojnë festat e fundvitit pranë familjarëve të tyre. E theksoj, tashmë projektligji për dhënien amnistie është në Kuvendin e Shqipërisë. Do të ndjekë procedurën parlamentare sepse është një projektligj që votohet me shumicë të cilësuar dhe pastaj lidhur me hyrjen në fuqi pasi të marrë votën e deputetëve, ne do të komunikojmë, sipas rregullores së Kuvendit, me Presidentin e Republikës që të ketë një dhënie pëlqimi paraprak për hyrjen në fuqi të këtij ligji”, u shpreh ministri Ulsi Manja./O.S

Të fundit

DASH në alarm: Një person kontaktoi 3 ministra me AI duke u shfaqur si Marco Rubio

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po heton një mashtrues i cili përdori inteligjencën artificiale për të imituar Sekretarin...

Situata me zjarret në vend/ Në 24 orë u raportuan 16 vatra zjarri, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë:...

FOTO/ Pas ndarjes nga i dashuri afrikan, Enca Haxhia në një lidhje të re?

Këngëtarja Enca Haxhia ka ngritur dyshime për një lidhje të re dashurie pas një postimi të fundit në rrjetet sociale, i cili ka tërhequr...

Drejtësia me standard të dyfishtë, Berisha duhet të jetë në burg

Avokati Romeo Kara ka ngritur akuza për përdorimin e dy standardeve në sistemin e drejtësisë ndaj dosjes “Partizani” dhe gjykimit të Sali Berishës, duke...

“Racizmi” shtetëror?!

Nga Ben Andoni Racizmi lidhet me besimin e konceptit të superioritetit absolut të një race mbi tjetrën, gjë e cila sjell si pasojë diskriminimin, segregacionin...

Lajme të tjera

Web TV