Një trup i pajetë është gjetur poshtë urës së lumit Lana në zonën e Brrylit në Tiranë.
Media ka siguruar pamje nga vendëngjarja, ku shkuan forcat policore dhe ambulanca për të marrë trupin e pajetë.
Identiteti i viktimës nuk dihet ende. Trupi i pajetë u dërgua në morg dhe do të pritet rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Ndërsa policia po punon për të identifikuar viktimën./O.S