Sekreti i njerëzve që janë në super formë fizike edhe pse hanë shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me siguri keni në rrethin familjar ose shoqëror njerëz që edhe pse hanë shumë apo nuk merren me asnjë aktivitet fizik nuk shëndoshen madje dobësohen.

Një studim që u botua së fundmi në “The American Journal of Clinical Nutrition” ka vendosur të zbulojë sekretin e njerëzve që janë në super formë fizike edhe pse nuk bëjnë asgjë për këtë. Duket se qelizat e tyre yndyrore janë më efikase se tonat. Pra, është diçka gjenetike.

Hulumtimi u krye në 30 vullnetarë, burra dhe gra, me një indeks të masës trupore të barabartë ose më pak se 18.5. Ata hanin normalisht dhe studiuesit thjesht kryenin analiza mbi indin dhjamor të bardhë dhe mostrat e gjakut, urinës dhe jashtëqitjes. Në këta njerëz, qelizat yndyrore përmbajnë gjene që merreshin me shkrirjen e yndyrës. Ata ishin madje 40% më të vegjël. Një tjetër ndryshim u gjet në mitokondrinë më aktive në njerëz natyrisht më elegant. Kjo do të thotë që qelizat e tyre të dhjamit ishin në gjendje ta digjnin atë më shpejt, duke shmangur marrjen e peshës.

Ka disa arsye se pse ndiheni vazhdimisht të uritur. Llojet e ushqimeve që hani, nëse keni humbur peshë kohët e fundit, sa stërviteni dhe sa flini, të gjitha mund të ndikojnë në atë se sa shpesh ndiheni të uritur ose stomaku juaj është vazhdimisht i zhurmshëm, thotë për ‘Washington Post’, profesoresha e mjekësisë Ellen A. Schur, MD, MS. Hulumtimet kanë treguar se uria nuk është e njëjtë për të gjitha ushqimet. Nëse jeni të uritur me siguri keni dëshirë për ushqime të pasura me sheqer, karbohidrate ose yndyrë.

Kjo mund të jetë arsyeja pse njerëzit rrallë thonë se dëshirojnë një mollë. Në vend të kësaj, ne priremi të dëshirojmë patate të skuqura, biskota ose pica. A e keni vënë re që teksa vitet kanë kaluar ju keni shtuar peshë?! Një studim ka zbuluar se gjatë plakjes qarkullimi i lipideve në indin dhjamor zvogëlohet dhe bëhet më i lehtë shtimi në peshë, edhe nëse nuk hamë më shumë ose nuk bëjmë më pak aktivitet fizik se më parë. Studimi ekzaminoi 54 burra dhe gra për një periudhë prej rreth 13 vitesh dhe të cilët treguan një ulje të shpejtësisë me të cilën hiqen dhe ruhen lipidet, ose yndyrnat, në qelizat yndyrore./O.S

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV