Mbrëmja e sotme është një natë e veçantë për të gjithë besimtarët e krishterë. Kjo mbrëmje pasohet nga Dita e Krishtlindjeve më 25 Dhjetor, e cila festohet në mbarë botën.
Nata e Krishtlindjes cilësohet ndryshe si “Nata e Mirë” ose “Nata e Shenjtë”, pasi besimtarët përkujtojnë lindjen e Jezusit. Shumë tradita lidhen me këtë natë, që nga mbledhja bashkë e familjes dhe miqve e deri te këndimi i këngëve, pema e dekoruar si dhe shpërndarja e dhuratave.
Për katolikët kur ora shënon 00:00 fillon në Katedrale nis mesha e madhe.
Ndryshe nga vendi ynë, në botë Krishtlindjet janë një traditë e hershme, 2009 vjeçare, po aq sa lindja e Krishtit. Në shumë vende të botës atmosfera festive ndihet në çdo rrugë, dyqan dhe familje, të cilët përgatisin ushqime tradicionale me përbërje mishi dhe peshku.
Çokollatat dhe frutat përbëjnë shportën e shijeve në këto ditë festash. Por ata që besojnë më shumë në Krishtlindje, pa ditur mirë zanafillën, janë fëmijët, të cilët ngrysin ditët e tyre duke iu lutur plakut imagjinar për dhuratën e ambalazhuar me ngjyra. Në festën e Krishtlindjes dhurohet paqe, harmoni, mirëkuptim dhe dashuri për njerëzit më të dashur./O.S