Konfirmohet zyrtarisht, ardhja në Shqipëri e vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interpol Tirana/ Sillet në Shqipëri, shtetasi portugez autor i dyshuar i vrasjes me armë zjarri, të shtetasit A. N..

28-vjeçari u kap në Marok, falë informacionit të siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit, shkëmbimit të tij në kohë reale dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit.

Specialistët e Interpol Tiranës bënë të mundur ekstradimin në vendin tonë, të shtetasit R. S., 28 vjeç, lindur në Portugali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi R. S. dyshohet se më datë 19.04.2023, në ambientet e lokalit, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. N..

Falë bashkëpunimit mes Interpol Marokut dhe Interpol Tiranës, u bë i mundur ekstradimi i këtij shtetasi, në vendin tonë.

Më herët, si rezultat i reagimit në kohë, punës profesionale hetimore dhe gjurmuese, sigurimit të inteligjencës policore, shkëmbimit në kohë të informacionit me homologët, si dhe falë bashkëpunimit të suksesshëm me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi dhe i shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale./O.S

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV