Disa minuta ushtrime fizike në ditë mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

pasi qëndrimin ulur për një kohë të gjatë edhe ushqimeve të shumta gjatë sezonit të festave, Viti i Ri ofron një shans për të bërë ushtrime fizike shumë të nevojshme për trupin.

Një vrapim i shkurtër në park padyshim që do të sillte disa përfitime. Hulumtuesit thonë se vazhdimi i ushtrimeve fizike të moderuara është i mirë për shëndetin në përgjithësi.

“Ke më shumë përfitime nëse zëvendëson dhjetë minuta ulur me dhjetë minuta qëndrim në këmbë. Të gjitha hulumtimet tregojnë se sa i dëmshëm është qëndrimi ulur ose shtrirë. Pra, që nga shikimi i televizionit, udhëtimet, shtrirja në divan apo përqendrimi në telefon”, thotë Dr. Jo Blodgett.

Shkencëtarët në Institutin e Sportit, Fizkulturës dhe Shëndetit pranë Kolegjit Universitar të Londrës zhvilluan hulumtime se si lëvizshmëria dhe modelet e ndryshme të ushtrimeve gjatë 24 orëve janë të lidhura me shëndetin e zemrës.

Ata përpunuan të dhëna nga 15,000 individë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Britaninë e Madhe Australinë, Finlandën, Danimarkën dhe Holandën.

Ata hulumtuan se sa kohë shpenzonin ulur, në këmbë, në gjumë dhe duke bërë ushtrime fizike të kalibrit të lartë.

Në bazë të hulumtimeve ata renditën aktivitetet e ndryshme, duke filluar nga ushtrimet që rritën rrahjet e zemrës dhe ushtrimet e lehta fizike. Më pas u përqendruan tek energjia e harxhuar nga qëndrimi në këmbë, duke fjetur apo qëndruar ulur.

Studimi i publikuar në Gazetën Evropiane të Zemrës gjeti se pesë minuta ushtrime fizike të moderuara që nuk kalonin cakun e fizkulturës së vrullshme kishin një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës në krahasim me qëndrimin ulur.

Hulumtimi u financua nga Fondacioni Britanik i Zemrës.

Autorja kryesore e hulumtimeve Jo Blodgett thotë se studimi tregon se lëvizja është gjithmonë e rëndësishme.

Lexo edhe :  Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

“Zëvendësimi i pesë minutave qëndrimi ulur me vrap ose çiklizëm u shoqërua me përfitime për shëndetin e zemrës. Por për të patur të njëjtin përfitim me qëndrimin në këmbë, do t’ju duhet të zëvendësoni disa orë në ditë me qëndrimin ulur”.

Ajo thotë se shkencëtarët krahasuan sa kohë do t’ju duhet të qëndroni në këmbë për të patur të njëjtat përfitime nga një vrapim ose nga ecja në park. Për shembull, qëndrimi në këmbë përpara kompjuterit gjatë punës ka përfitime, tregon studimi.

Sezoni dimëror është një mundësi ideale për të bërë ecje në park, thotë Dr. Snehal Pinto Preiera. Ajo thotë se një ecje prej 20 minutash në ditë është e këshillueshme nga shumica e organizatave të shëndetit publik.

“Nuk është e nevojshme të jetë një ushtrim fizik i vështirë. Mbështetja në murë dhe shtytja. Pra ushtrime të lehta fizike, madje mbajtja e çantave me ushqime kur bën pazarin”, thotë Dr. Snehal Pinto Pereira./O.S

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV