Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar mënyrën sesi po shpërndahen ndihmat për njerëzit në nevojë në qytetet e vendit.
Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Delvina i cili thekson se ndihmat po shpërndahen sipas listës së atyre që votuan në 30 qershor dhe kush nuk ka votuar nuk ka marrë asnjë ndihmë nga qeveria.
Gjithashtu edhe një qytetar tjetër shprehet i shqetësuar teksa thotë se ai edhe pse është invalid nuk i është dërguar asnjë ushqim, por sipas tij qeveria i shpërndan vetëm për njerëzit dhe tarafin e tyre.
Sipas Berishës, ky është krim politik njësoj si Millosheviçi 30 vite më parë.
Postimi i Sali Berishës:
Per shperndarjen e ndihmave narkoqeveritaret perdorin listat e votimit te farses moniste te 30 qershorit.
Lexoni mesazhin qytetarit dixhital.
Ky eshte krim politik, eshte diferencim politik si ai qe bente 30 vjet me pare Millosheviçi ne Kosove. sb
Zoti Berisha te lutem shum jam … nga Delvina po te shkruan ketu ne Delvin po shperndajne ndimat dhe keto ndima po vene vetem atyre qe votuan ne 30 qershor po ne qe kunder shtuam 30 qershorim te vdesim te lutem me kthe nje pergjigje se sdi ku te akohem me respekt T.F. Delvin
Pershendetje z berisha Gezoj te jeni mir doja tju thoja lidhur e ushqimet qe perdit del ai i gjati thot po ndaj ushqime per njerzit ne nevoje nuk kemi pare gje mbushen makina me ushqime i shperndajne vetem tek njerzit e vet ne si inavilit sna ka sjell neri gje sepse nuk dolem ne votimin per kryetarin te fala..