Rama:Kampusi i Gjirokastrës i bashkohet sistemit europian UNED-it, studentët përfitojnë..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka përdorur vizitën në Spanjë për të pasur edhe një takim pune me rektoratin e Universitetit Kombëtar të Edukimit në Distancë (UNED) në Madrid.
Kreu i qeverisë njoftoi se së bashku me këtë universitet po punohet për kampusin e Gjirokastrës. Ky i fundit, njofton se do t’i bashkohet sistemit europian të UNED-it duke i dhënë mundësi studentëve shqiptarë për programe dhe diploma të UNED pa lëvizur nga vendi.

“Madrid – Mëngjes pune në rektoratin e UNED, (Universiteti Kombëtar i Edukimit në Distancë), me të cilin po punojmë për kampusin e Gjirokastrës, që këtë vit do t’i bashkohet sistemit europian të UNED-it duke u dhënë studentëve tanë mundësinë e programeve dhe diplomave të UNED, pa lëvizur nga Shqipëria”, njoftoi Rama.

Rama nisi dje një vizitë pune dy ditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin e turizmit “FITUR, Madrid” ku Shqipëria do të jetë pjesë me stendën e saj.

Kryeministri Rama u prit nga Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez në një takim kokë më kokë, në zyrën e tij në Madrid.

Më pas pati një takim të zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve, ku në përbërje të delegacionit që shoqëron Kryeministrin Rama janë edhe ministrja e turizmit Mirela Kumbaro dhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit tonë.

 

 

 

Të fundit

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet....

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Lajme të tjera

Web TV