Veliaj: Tirana, rol për të udhëhequr qytetet e tjera të Ballkanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për një vit, Tirana do të ketë drejtimin e Presidencës së Rrjetit më të madh të qyteteve ballkanike, B-40.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një intervistë në “Tirana Live” në ABC foli për digjitalizimit dhe mundësitë e punësimit. Ai shpjegoi se Tirana tashmë ofron shumë mundësi për të rinjtë dhe se roli kryesor i kryeqytetit është për të udhëhequr qytetet e tjera të Ballkanit

“Duhet të fokusohemi tek punët që paguhen mirë, pa pasur nevojë të shkosh me gomone jashtë. Punët e të ardhmes sot janë punët digjitale. Sot ke mundësi që të lëvizësh jashtë edhe me udhëtime me kosto të ulëta. Kemi vënë fokus tek teknologjitë e reja. Tirana ofron hapësira të jashtëzakonshme për këtë transformim. Unë besoj që qytetet janë hapësira më ideale për këtë laborator. Sot është shumë e rëndësishme që Tirana si pjesë europiane e Shqipërisë ka një rol për të udhëhequr edhe qytete të tjera të Ballkanit. Është kthyer në një platformë ku qytete edhe më të vjetra vijnë për të mësuar. Përvojat e Tiranës janë të gjitha mundësi të jashtëzakonshme për të treguar që ne shqiptarët kur e ndajmë mendjen të punojnë nuk ka gjë që na ndal. Ne duhet të shohim përpara dhe jo mbrapa”, ka thënë Veliaj./e.t

Të fundit

Beteja vendimtare e Bouvines: Franca mposht koalicionin gjermano-anglo-flamand

27 korrik 1214 Më 27 korrik 1214, në fushat pranë qytetit Bouvines, në veri të Francës, ndodhi një nga betejat...

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit online për të luajtur një...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Lajme të tjera

Web TV