“Po i hidhni benzinë zjarrit”/Ambasadori gjerman paralajmëron Kosovën për mbylljen e …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka ndarë të njëjtin shqetësim me Bashkimit Evropian ndaj veprimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës, që çuan në mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.

Bashkimi Evropian i është bashkuar kritikave të shprehura edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për operacionet e autoriteteve të Kosovës në institucionet komunale në Kosovë të administruara nga Serbia.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën në mëngjes nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) kërkohet që statusi i këtyre institucioneve të zgjidhet përmes dialogut në kuadër të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë Serbe.

BE-ja i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të “ndalin veprimet e njëanshme që nxisin tensione”, ndërsa ambasadori shtoi se pajtohet me këtë reagim të BE-së.

“Sërish, plotësisht përkrah këtë deklaratë! Masat e njëanshme vetëm sa i shtojnë benzinë zjarrit dhe janë e kundërta e reduktimit të tensioneve. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë është platforma e përshtatshme për t’i adresuar këto çështje”, ka shkruar Rohde në platformën “X”./O.S

Të fundit

Ky është rregulli që do të shpëtojë marrëdhënien tuaj në çift

Grindjet në çift janë diçka që ndodh dhe zakonisht lindin keqkuptime. Është normale të kesh tensione në një marrëdhënie,...

Pritshmëritë për Aeroportin e Tiranës në vitin 2025/ Sa fluturime do të arrijë Rinasi?

Rritja e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ka qenë e shpejtë dhe bashkë me rimëkëmbjen pas pandemisë është parë edhe një zhvillim rrënjësor në shumë...

Spiropali pret ambasadorin italian: Forcim partneriteti

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, priti në një takim në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti. Gjatë takimit, Spiropali...

Kanadezët anulojnë udhëtimet dhe bojkotojnë produktet amerikane pas tarifave nga Trump

Kanadezët kanë anuluar udhëtimet në Shtetet e Bashkuara, kanë bojkotuar alkoolin dhe produkte të tjera amerikane dhe kanë ofenduar ekipet amerikane në ngjarje sportive...

Receta bimore e kanellës kundër ftohjes apo bllokimit frymëmarrjes, ja si ta përgatisni

Problemet shëndetësore si rrufa, bllokimet e hundës apo frymëmarrjes janë komplikacionet më të shpeshta shëndetësore që sjell stina. Për fat të keq, ndërsa të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV