Shqiptarët bëjnë ‘namin’ në Itali, sulm me vaj të nxehtë dhe i vendosin flakën burgut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një përleshje mes bandave ështe regjistruar ditën e djeshme në burgun Fiorentin të Solliccianos. Mësohet se në përleshje janë përfshirë të burgosur shqiptarë dhe nigerianë. Ngjarja nisi pak pas orës 18:00 kur disa të burgosur filluan të fyenin dhe dhunonin njëri-tjetrin.

Disa të burgosur tentuan të sulmonin të tjerët duke përdorur vaj të nxehtë. Gjatë trazirave kanë shpërthyer edhe disa flakë, aq sa në Sollicciano ka qenë e nevojshme ndërhyrja jo vetëm e policisë por edhe e zjarrfikësve. Në burg kanë mbërritur edhe disa autoambulanca.

Përveç plagëve të disa të burgosurve, dy oficerë burgu pësuan gjithashtu lëndime dhe u trajtuan në spitalin San Giovanni di Dio në Torregalli.  Pas disa orësh dhe falë ndërhyrjes së oficerëve të shumtë nga zona të tjera të burgut, qetësia u kthye dalëngadalë në të dy seksionet. Sekretari i përgjithshëm i sindikatës së agjentëve Osapp, Leo Beneduci u shpreh se situatë në këtë burg nuk është e re.  Nuk është hera e parë në muajt e fundit që disa oficerë kanë përfunduar në dhomën e urgjencës pas sulmeve ndaj të burgosurve./e.t

Të fundit

Keni bërë plane për fundjavën? Meteorologia bën paralajmërimin: Termometri do të zbresë…

Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë gjatë kësaj fundjave. Meteorologia Lajda Porja thotë se të shtunën do të...

Rruga Shëngjin-Velipojë/Rama publikon pamjet nga kantieri: Pritet të përfundojë këtë verë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Sipas tij pritet që puna të përfundojë verën e vitit 2025. “MIRËMËNGJES dhe...

“A kanë zemër”/Nëna e Martinit:Si ministrja nuk erdhi të më ngushëllojë por del edhe qesh

Nëna e Martin Canit, Florina Cani në një intervistë për “Opinion” kërkon që të vihet në vend drejtësia për djalin e saj. Florina gjatë fjalës...

Më 20 dhjetor 1973 u vra kryeministri spanjoll Carrero Blanco, çfarë deklaroi ETA

Mëngjesin e 20 dhjetorit 1973, kryeministri i Spanjës, Luis Carrero Blanco, u vra pasi automobili me të cilin po udhëtonte u shkatërrua nga një...

Mesazhi i SHBA për Ramën: Likuidoni korrupsionin dhe rrisni pagat

Nga Spartak Ngjela Por, sipas disa të dhënave, Kazanov i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që në janar, rroga minimale, me akt ligjor, në Shqipëri duhet...

Lajme të tjera

Web TV