Sali Berisha nuk ka asnjë shans që të jetë kandidati i PD zyrtare për kryeministër në zgjedhjet e 2025.
I prerë u tregua në deklaratën e tij Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD Edvin Kulluri.
“Berisha nuk do të jetë dhe nuk mund të jetë kandidati për kryeministër i PD për 2025. Kjo punë është e mbaruar si histori. PD nuk lëviz nga qëndrimi i saj në marrëdhëniet me SHBA dhe perëndimorët”, tha Kulluri./E.T