Një producent që është mjaft i njohur në Instagram, ka dalë nga shtëpia e tij dhe gjuan njerëzit me pistoletë në rrugë.
Videoja tregon se si Young Chop del në verandë dhe gjuan me armë njerëzve që kalojnë me makinë.
Young Chop është bërë i njohur në Instagram ku sulmon të të famshmit dhe artistë të ndryshëm, me të cilët bashkëpunonte më parë.
Producenti ka postuar një video ku shkrep pistoletën në drejtim të njerëzve që e thërrasin jashtë shtëpisë së tij.
Atë e thirrën në emër ndërsa Chop iu përgjigj me thirrjen se “çfarë ka?” dhe më pas e gjuajti me pistoletë. Mësohet se në këtë incident nuk ka pasur të lënduar, por duhet thënë se edhe këto ndodhin gjatë karantinës.