I ftohti mund të vrasë. Këtë na e kujton tragjedia e fundit e alpinistëve të skijimit që vdiqën në Alpet zvicerane, por edhe vdekjen e njerëzve të pastrehë nga ngricat nëpër rrugët e qytetit. Por çfarë ndodh me trupin tonë në temperatura shumë të ulëta?
HIPOTERMI E MODERUAR. Është ndërmjet 32°C dhe 28°C. Ftohja e trurit shkakton probleme njohëse, vështirësi në të folur, halucinacione. Është e vështirë të bësh lëvizje të sakta. Dridhja ndalon. Mund të ketë një tendencë paradoksale për t’u zhveshur, ndoshta për faktin se, pas vazokonstriksionit fillestar, enët zgjerohen dhe gjaku rrjedh përsëri në muskuj, duke i dhënë një ndjesi ngrohtësie personit tashmë të çorientuar. Sjellje të tilla si zvarritja, fshehja në një hapësirë të vogël, përkulja janë gjithashtu të mundshme: një mekanizëm mbrojtës i stërgjyshërve.
HIPOTERMI E RËNDË. Nën 28°C. Presioni i gjakut, rrahjet e zemrës dhe të frymëmarrjes bien, ndërsa personi bëhet pa ndjenja. Në zemër, impulsi për t’u kontraktuar udhëton më ngadalë, derisa aktiviteti i qelizave kardiake bëhet i pakoordinuar. Kjo çon në një aritmi të tillë si fibrilacioni ventrikular, i cili rezulton vdekjeprurës./E.T