Të moshuarit pre e depresionit, psikiatria: Emigrimi i fëmijëve ka rritur problemet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigrimi i të rinjve shqiptarë ka bërë që shumë të moshuar të mbesin vetëm. Kjo situatë sipas mjekëve psikiatër, ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor.

“Numri i rasteve për problematikat e shëndetit tek moshat e treta është rritur, kjo për faktin e përballjes me gjithë këtë pamundësi për t’u plotësuar emocionalisht për të marrë jo vetëm afektin, por ndihmën reale që të afërmit, e sidomos fëmijët e tyre nuk mund tua japin për shkak të emigracionit”, thotw psikiatrja Arjana Reli.

Të qëndruarit vetëm, dhe në disa raste të kushtet e pamundësisë fizike për t’i shërbyer vetes ka ndikuar dhe në përkeqësimin e disa sëmundjeve.

“Ka problematika që shfaqen nga çrregullime të forta të humorit e deri tek kontributi që këto lloj gjendjesh mund të japin tek demenca apo alzhajmer, që janë sëmundjet që po prekin gjithmonë e më shumë grupmoshën e tretë”, shprehet ajo.

Veç mungesës së familjarëve dhe të afërme, edhe faktori ekonomik është pare se ka ndikim të ndjeshëm tek moshat e treta./E.T

Të fundit

Blerje shtëpie apo depozitë? Banka e Shqipërisë tregon bilancin e shqiptarëve

Të pasurit një pronë dhe trashëgimia e saj tek brezat pasardhës i ka orientuar shqiptarët t’i investojnë më shumë...

Sofia Vergara: Nuk dal me dikë që ka më pak para se unë

Sofia Vergara ka rihapur një debat të vjetër rreth parave dhe marrëdhënieve me disa deklarata që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Aktorja...

11 maji, PD ankimon rezultatin paraprak të zgjedhjeve për qarkun Kukës

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të miratuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit, për qarkun Kukës, raporton...

Takim i pazakontë në Stamboll/ Erdogan pret udhëheqësin e ri të Sirisë, Ahmed al-Saraa

Një takim me dyer të mbyllura është zhvilluar në pallatin Dolmabahçe në Stamboll, ku presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti për herë të parë...

Incidenti me maturantin serb në Mitrovicë, Daçiç: Urdhër-arrest për policin shqiptar

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër arresti për oficerin e policisë së Kosovës që...

Lajme të tjera

Web TV