68 fëmijë të zhdukur në Shqipëri! Avokati ngre alarmin: Trafikohen për organe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trafikimi i emigrantëve në venin tonë është kthyer në një problem të madh, pasi shumë klandestinë e shohin Shqipërinë si tranzit për vendet e BE-së.

Megjithatë, një fenomen shumë shqetësues po vihet re, siç është zhdukja e fëmijëve të pashoqëruar. Gazetarja e “Fiks Fare”, Antela Lika dhe avokati Kujtim Cakrani ishin të ftuar sot në “Breaking” ku folën për këtë problem. Teksa gazetarja deklaroi se plot 68 fëmijë rezultojnë të zhdukur në vendin tonë, avokati ngriti dyshime se ata mund të jenë trafikuar, madje dhe për organe.

36 fëmijë të pashoqëruar janë zhdukur në Shqipëri. Ata shkonin në një qendër që nuk ishte shtetërore edhe pse ka një qendër ku këta duhet të qëndrojnë. Qendra financohej nga organe të huaja por këta fëmijë aty zhdukeshin brenda shtetit tonë. Nuk dihet ku kanë përfunduar këta fëmijë akoma. Kur ne i pyesnim se ku janë, ata thoshin nuk do i ndjekim ku shkojnë sepse kaq e kemi kapacitetin. Kur dilnin dy orë, fëmijët largoheshin. 9 muaj më vonë, organizata të tjera dolën me deklarata të tjera, ku u zbulua se në fakt ishin 68 fëmijë të pashoqëruar, të cilët ishin zhdukur dhe fati i tyre nuk dihet. Fëmija mund të bjerë pre e trafikimit dhe e shumë veprave të tjera.”– tha gazetarja.

“Sa i përket trafikimit të emigrantëve, tashëm dihet që Shqipëria është bërë një vend kjo është kthyer në biznes fitimprurës për të gjithë grupet kriminale. Jugu i vendit është kthyer në oaz, pasi vinë nga Greqia apo Turqia. Shqipëria ka dhe një problem tjetër, trafikimi i fëmijëve. Janë kthyer në një burim trafikimi për tu birësuar apo për organe etj. Ky është shqetësimi më i madh.”– tha avokati./O.S

Të fundit

Ndotje në plazhin e vjetër Vlorë/ Turistët pëlqejnë bukurinë, por jo papastërtinë

Vija bregdetare e Plazhit të Vjetër në Vlorë, mes gjithë bukurisë natyrore, përballet me një problem të vazhdueshëm e...

Grida Duma: Vajzat dhe gratë të krijojnë stil të vetin, është gjurmë personaliteti

Ish-politikania dhe moderatorja Grida Duma e cila pyetet shpesh në lidhje me veshjet dhe stilin e saj, asnjëherë nuk nguron të flasë mbi këtë...

Plagosja, kryeministri sllovak në gjendje të rëndë i nënshtrohet një operacioni tjetër

Ministri i Mbrojtjes së Sllovakisë, Robert Kalinak, ka deklaruar se kryeministri Robert Fico i është nënshtruar një operacioni tjetër. “Kryeministri sllovak Robert Fico i është nënshtruar...

A do të bien çmimet e apartamenteve?

Një rivlerësim tjetër i pronave, por me një normë tatimi 5-fish më të vogël ka ngritur aludimet e një lëvizje të mundshme të çmimeve...

Mënyrat për të fituar vitet e punës që s’figurojnë në regjistra

Punonjësit e ish kooperativave bujqësore dhe ish-fermave në pjesën dërrmuese të rasteve nuk po munden të gjejnë vitet e punës, për shkak të zhdukjes...

Lajme të tjera

Web TV