VIDEO / Kamerat “tradhtojnë” hajdutin në Librazhd, i veshur me të bardha hyn në dyqan…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Librazhdit ka vënë në pranga dy autorët që vodhën një shumë parash ditën e djeshme në një dyqan në Librazhd.

Bëhet fjalë për shtetasit:  E. D., 22 vjeç dhe E. P., 40 vjeç, të dy banues në Kamëz. Dy hajdutët u arrestuan në Belsh, njërit prej të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e një 26-vjeçari nga Lezha, i dyshuar i përfshirë në këtë vjedhje. Policia ka sekuestruar makinën e marrë me qira, që u përdor nga autorët e dyshuar, për këtë vjedhje. Ndërsa ka publikuar pamje nga momenti  kur njëri nga autorët hyn në dyqan dhe vjedh paratë. Më pas ai del nga dyqani, hipën në makinën që po e priste jashtë dhe arratiste me bashkautorin.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dje, rreth orës 10:45, kanë vjedhur 110 000 lekë, në biznesin e shtetasit A. S., 58 vjeç dhe më pas janë larguar me një automjet tip “Seat” të marrë me qira./   S.M

Të fundit

Arabia Saudite nënshkruan blerjen e 105 avionëve Airbus nga Franca

Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e...

Mbyllet dega e një banke serbe në veri të Kosovës, shpërndau pagesat e Beogradit

Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën (20 maj) se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion...

Për të patur flokë të bukur e të shëndetshëm, këto janë 9 ushqimet që duhet të konsumoni

1.Vezët Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese...

“Politikanët që kanë bashkëpunuar me grupet kriminale janë të tmerruar nga SPAK!”

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdaraj i ftuar në një emision televiziv, foli për goditjen e shtatë grupeve kriminale nga SPAK. Ai tha se politikanët që kanë bashkëpunuar...

SPAK godet krimin/ Karamuço: Grupet mund të kundërpërgjigjen dhe të cenojnë sigurinë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Real Story, tha se pas aksionit të SPAK është rritur shqetësimi se grupet kriminale mund të...

Lajme të tjera

Web TV