Pritjes i vjen fundi, Bayer Leverkusen e Xabi Alonsos shpallet kampion i Bundesligës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës së 29-të, duke fituar….ndaj Ëerder Bremen në “Bay Arena”.

Në prag të 120-vjetorit, Alonso dhe “gladiatorët” e tij i bënë dhuratën më të çmuar klubit, që deri në këtë sezon ishte mjaftuar me statusin e nënkmapionit, madje pesë herë në histori.

Një sezon perfekt, një sezon jo vetëm për t’u krenuar, por edhe për t’u studiuar, me “aspirinat” që këtë herë ishin jo ilaçi, por dhimbja e kokës për ccdo kundërshtar në Bundesliga.

Zero humbje dhe madje Bayer Leverkusen në këtë sezon, tani ka barazuar edhe rekordin e Juventusit në Serie A, të vendosur në edicionin 2011-12 me 43 ndeshje radhazi pa humbje.

Me Granit Xhakën në krye, me Boniface e Grimaldo që golin më shumë se e realizuan, e jetuan, me Xabi Alonso-n, që shumë kush e kujtonte vetëm për klasin në fushë, tani spanjolli është një “Kaizer” i vërtet në atë tokë ku të gjithë ishin mësuar me mbretërimin e Bayern Munich.

Bavarezët nuk janë më në krye dhe kjo pas 11 edicionesh radhazi, me Leverkusen që guxoi dhe ia doli, madje në suksesin ndaj Bayern-it në muajin shkurt, titulli u afrua akoma edhe më shumë, ky titull që sot është një realitet I prekshëm.

Sot, në “Bay Arena” nuk festohet vetëm për fitoren, për golat, por edhe për historinë, për ata që provuan, për djersën dhe lotët e Voller, Ballck, Rolfes, Kirsten, Schneider apo dhe Berbatov.

Lexo edhe :  Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Sot “Neverkusen” është fjala e ndaluar, sepse fjalori është pasuruar, me “Neverlusen” dhe Kampion e gjithçka tjetër, është vetëm e tepërt për këtë skuadër që tërhoqi pas vetës të madh e të vogël.

Të fundit

“SPAK ka bërë tërmet”/ Karamuço: Shumë shpejt do dalin emra të tjerë politikanësh

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar se operacioni “Metamorfoza” do të vijojë dhe së shpejti do të ketë...

Ja çfarë ndodh në trupin tonë kur konsumojmë pije energjike

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli...

Rama: Rruga Dobrunë-Blinisht afron edhe më shumë Kosovën me Shqipërinë

Rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri tashmë është hapur duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga hapja e kësaj rruge,...

Prodhimi vendas ikën në eksport, konsumatorët ushqehen me importe

Importi i zarzavateve dhe frutave u thellua më tej në prill të këtij viti, teksa prodhimi vendas në sera ka hyrë në kulmin e...

Fjoralba Ponari shpërthen në lot, zbulon dëshirën e nënës së saj të ndjerë

Mbrëmja e kaluar në Ferma VIP ishte plot emocione dhe lot. Këngëtarja Çiljeta Xhilaga takoi nënën e saj në “Ferma Vip”, moment ky që preku...

Lajme të tjera

Web TV