Zjarri në QSUT/ Ministrja Koçiu flet për herë të parë: Brenda muajit pritet të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu flet për herë të parë për situatën e krijuar në QSUT pas zjarrit të rënë në katin -1, që ka nxjerrë jashtë funksionit shërbimin e urgjencës.

Ministrja po raporton në Komisionin për Shëndetësinë dhe tha se po punohet për të kthyer shërbimin e urgjencës brenda majit.

“Dua të përgjigjem për disa akuza të pavërteta. QSUT është fytyra e vërtetë e transformimit të këtij spitali, siç është spitali i sëmundjeve të brendshme. Nuk është vetëm QSUT. Incidenti që jemi thirrur sot, tregoi se standardet dhe profesionalizmi është i njëjtë si në të gjithë vendit. Të gjitha spitalet janë të aftë sot të përballojnë fluksin e shërbimeve për të cilat urgjenca e QSUT nuk mund të japë shërbim. Deri pak vite më parë diçka e tillë do ishte e pamendueshme dhe ky incident do ta fuste në kolaps sistemin shëndetësor, kjo nuk është situata sot.

Sa i përket incidentit, pa dashur të normalizoj dhe të jap më shumë rendësi se dihet, është në hetim nga prokuroria, por nga të dhënat paraprake nga grupi i punës mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një defekt teknik të ndodhur nga dhomat teknike ku ka patur djegie të kabujve elektrike, pa dëmtuar pajisjet biomjeksore të spitalit. Sot që flasim në QSUT vijon normalisht puna dhe i vetmi shërbim që është zhvendosur është urgjenca kardiake dhe ajo e sëmundjeve të brendshme.

Kjo falë protokolleve të ndjekura dhe standardeve në ndërtim, janë zhvilluar procedurat për ta rikthyer këtë shërbim në gjendje pune. Kompania ka nisur punën për rehabilitimin, punimet pritet të përfundojnë brenda muajit maj për ta rikthyer shërbimin.

Lexo edhe :  Balla 'përvojë spanjolle' për policinë rrugore, kamerat e trupit Live për ngjarjet

Situata kaotike me urgjencat vijon që prej datës 11 shkurt kur në katin -1 në Urgjencën e re të QSUT-së ra zjarr, për shkaqe që po hetohen nga prokuroria e Tiranës./e.t

Të fundit

Pushtimi ka korruptuar njerëzit e ushtrisë së Izraelit

Nga Avner Gvaryahu   Ushtria izraelite ka sjellë shkatërrim të plotë për palestinezët e Gazës pas sulmit nga Hamasi më 7...

PROKURORI “I BRENGOSUR” AHMET PRENÇI

Nga Frano Kulli “Brenga e prokurorit”, vetvetishëm , në fillesën e leximit të josh drejt një shijeje disi metalike; kjo, përsa i takon momentit përzgjedhës...

Tatimi i profesioneve të lira, përplas opozitën dhe mazhorancën

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pesë muaj nga vjelja e tatimeve për profesionet e lira tha se më shumë se 35...

114 mijë dosje stok, propozohen ndryshime ligjore

Reforma në drejtësi solli si pasojë edhe bllokimin e gjykatave, sidomos ato të Apelit dhe Gjykatës së Lartë për një kohë të gjatë, duke...

Lajme të tjera

Web TV