Zjarri në Urgjencën e QSUT-së/ Prokuroria urdhëron riekspertim të shkaqeve të zjarrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve të zjarrit që ndodhi në katin e nëndheshëm të Urgjencës së Spitalit Universitar “Nënë Tereza”.

Raportohet se ekspertiza bëhet me qëllim specifikimin teknik të restaurimit dhe si janë kryer punimet. Mësohet se janë pyetur një sërë personash, kryesisht teknikë, të cilët kanë dhënë sqarime rreth shkaqeve që ata shikojnë të mundshme, kushteve të sigurisë apo cilësisë së pajisjeve apo mjeteve.

Më herët Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dosjen e tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rikonstruksionin e urgjencës së QSUT.

Zjarri në Ugjencën e QSUT-së ndodhi më 11 shkurt. Deri më tani është jashtë funksionit Urgjenca e Kardiologjisë dhe ajo e Sëmundjeve të Brendshme.

Pacientët që kanë nevojë për trajtim mjekësor duhet t’i drejtohen Sanatoriumit, spitalit Rajonal Memorial të Fierit dhe Spitalit të Shkodrës./e.t

Të fundit

Arabia Saudite nënshkruan blerjen e 105 avionëve Airbus nga Franca

Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e...

Mbyllet dega e një banke serbe në veri të Kosovës, shpërndau pagesat e Beogradit

Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën (20 maj) se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion...

Për të patur flokë të bukur e të shëndetshëm, këto janë 9 ushqimet që duhet të konsumoni

1.Vezët Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese...

“Politikanët që kanë bashkëpunuar me grupet kriminale janë të tmerruar nga SPAK!”

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdaraj i ftuar në një emision televiziv, foli për goditjen e shtatë grupeve kriminale nga SPAK. Ai tha se politikanët që kanë bashkëpunuar...

SPAK godet krimin/ Karamuço: Grupet mund të kundërpërgjigjen dhe të cenojnë sigurinë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Real Story, tha se pas aksionit të SPAK është rritur shqetësimi se grupet kriminale mund të...

Lajme të tjera

Web TV