Fashat e reja/ Rritet çmimi i energjisë për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet e reja të energjisë për furrat dhe për pastiçeritë, që do të hyjnë në fuqi më 1 maj të këtij viti.

Çmimi do të jetë 7.6 lekë për kilovat vetëm për furrat e bukës, ndërsa për furrat që janë edhe pastiçeri energjia do të kushtojë 9.5 lekë, kurse kur ofrojnë edhe shërbimin si bar kafe, çmimi do të jetë 12 lekë.

Aktualisht të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar-kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë. ERE thotë se miratimi i këtyre fashave është i justifikuar, pasi nuk mundet që një furrë që është kthyer në pastiçeri apo bar kafe të blej energjinë me çmimin prej 7.6 lekësh.

Nëse këtij aktiviteti i bashkëlidhet një aktivitet duhet të merret parasysh dhe nuk mund të vendosen në kushte të barabarta, kur ka brenda një aktivitet që e ka ndryshe tarifën”, tha anëtari i bordit të ERE.

Fashat e reja të çmimeve u propozuan nga OSHEE, për shkak të abuzimit që këta subjekte kishin bërë me blerjen e energjisë si të ishin vetëm furra. Aktualisht në vend operojnë 2600 furra buke dhe konsumi vjetor i energjinë arrin në 66 milionë kilovat orë energji./   S.M

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Nga Çapajev Gjokutaj  Javën që kaloi, në një apo dy media “online”, më saktë në katakombet e tyre, d.m.th në pjesën e rezervuar për komente...

Lajme të tjera

Web TV