Basha kërkon kontributin e qytetarëve/ Të ndërtojmë së bashku një alternativë të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD Lulzim Basha kërkon mendimin e qytetarëve për programin dhe ekipin e kandidatëve për deputet. Përmes nje video, Basha rendit të korruptuarit dhe të inkriminuarit e qeverisjes se Edi Ramës, ata që janë dënuar, janë arrestuar dhe janë nën hetim.

Në mesazhin e tij zoti Basha thekson se çdo shqiptar e di që kjo qeveri është e korruptuar, shqiptarët duan dhe presin një alternativë të re.

Në postimin që shoqëron videon Basha shkruan:

 

 

“Përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar, që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht, ku pagat janë më të ulëtat në rajon e çmimet më të lartat, na duhet një alternativë e re. Një program që siguron mirëqenie dhe ekip i besueshëm për ta realizuar atë.

Për këtë na duhet ndihma dhe kontributi juaj.

Na jepni mendimet për programin elektoral dhe propozime se kë doni të keni kandidat për deputet”

Kryetari i PD ka bashkëngjitur edhe adresën e -mail: unebesoj@pd.al. dhe numrin e  whatsApp. 00355 69 7039465 ku qytetarët mund të kontribuojnë me propozimet e tyre për programin dhe kandidatët./E.T

Të fundit

U përfolën se ishin ndarë/Jennifer Lopez e Ben Affleck shfaqen në krahët e njëri-tjetrit

Prej disa ditësh në shtypin rozë u përfol për një ndarje të mundshme midis këngëtares Jennifer Lopez dhe aktorit...

Operacioni i SPAK/ Arrestohet në Belgjikë rivali i Ervis Martinajt (Emri)

Në kuadër të operacionit të spak pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj belge është bere e mundur arrestimi i Leonard Dukës. Ndaj...

Veliaj vizitë në Tokio, do përfaqësoj presidencën e B-40, takime me kryetaren e bashkisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nis sot një vizitë të shkurtër në Tokio të Japonisë, ku do të përfaqësojë edhe rrjetin e...

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK

Profesori i njohur, Ervin Karamuço ka treguar detaje të forta lidhur me megaoperacinonin e djeshëm të SPAK për personazhe të njohura të botës së...

8 konservat më të mira për humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë një opsion i shkëlqyer për...

Lajme të tjera

Web TV