Pagesat elektronike, Delina Ibrahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të financuar nga qeveria shqiptare, për një periudhë 4-mujore, 300 qytetarët e përzgjedhur në Tiranë, Dibër dhe Përmet do të kryejnë pagesa të shpejta elektronike nëpërmjet telefonit të tyre, duke skanuar kodin QR të gjeneruar nga sistemi i fiskalizimit.

Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit shprehet se kjo nismë është pjesë e projekteve të qeverisë për të rritur përfshirjen financiare, ulur numrin e  transaksioneve me para fizike në ekonomi, dhe më e rëndësishmja, për të reduktuar kostot e transaksioneve për bizneset dhe konsumatorët.

“Sot dua të ndaj me ju një hap transformues që vendi ynë po ndërmerr për të modernizuar shërbimet tona financiare, lançimi i projektit pilot për mundësimin e pagesave të shpejta në ekonominë shqiptare. Kjo nismë është pjesë e projekteve tona për të rritur përfshirjen financiare, për të ulur numrin e transaksioneve në para fizike në ekonomi, pra në kesh, dhe më e rëndësishmja për të ulur koston e transaksioneve për biznesin dhe konsumatorët”, thekson ajo.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit tregon dhe kategoritë të cilat do të përfshihen fillimisht në këtë projekt pilot. “Projekti do të fillojë në tre qytete, Tiranë Dibër dhe Përmet ku 300 individë do të jenë pjesë e skemës pilot të cilat do të kryejnë pagesat përmes aplikacioneve të ofruara nga bankat dhe institucionet e parasë elektronike në bizneset e vogla dhe të mesme pranë zonave ku banojnë. Të financuar nga qeveria shqiptare për një periudhë 4-mujore, qytetarët e përzgjedhur do të kryejnë pagesa të shpejta elektronike nëpërmjet telefonit të tyre duke skanuar kodin QR të gjeneruar nga sistemi i fiskalizimit. Nëse ti je një pronar biznesi që paguan për furnizime, një qytetar që merr pensionin, një anëtar familje që mbështetet në të dashurit që jetojnë jashtë apo një student që menaxhon buxhetet, pagesat e shpejta do të mundësojnë që transaksionet tuaja të jenë më të shpejta, më të sigurta dhe më pak të kushtueshme”, thekson Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit./kb

A post shared by Delina Ibrahimaj (@delinaibrahimaj)

Lexo edhe :  Avioni bën ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit, pasagjeri dyshohet se preu damarët

Të fundit

Çfarë ndodhi? Paditet ish-presidenti i njohur, dyshohet se…

Prokurorët në Kolumbi ngritën sot formalisht akuzat ndaj ish-presidentit te djathtë Alvaro Uribe për rryshfet ndaj dëshmitarëve dhe mashtrim...

Plas debati i ashpër mes Robertit dhe Albanos: Do t’a zbulosh sa burrë jam?

Robert Aliaj, pas hyrjes së tij në fermë ka krijuar debate me fermerët, një prej të cilëve është edhe Albano Bogdo. “Përplasjet” e tyre kanë...

Votoi rezolutën e Srebrenicës, Vuçiç reagon ashpër: Maqedonia e Veriut më goditi fort

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen...

Bëni gati shamitë, finalistët e ‘BBV’ do takohen sonte me këto persona

Surprizat për banorët finalistë të ‘Big Brother VIP Albania 3’ do të na bëjnë të lotojmë. Themi këtë, pasi burime për ‘Iconstyle’ bëjnë të...

Putin: Rusia duhet të jetë gjithmonë një hap përpara armikut

Rusia duhet të jetë gjithmonë një hap përpara armikut për të garantuar fitoren, tha këtë të shtunë presidenti rus Vladimir Putin, duke hapur një...

Lajme të tjera

Web TV