Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

PS propozon: Emigrantët të votojnë me postë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mazhoranca qeverisëse ka dërguar në Kuvend projektligjin për Kodin Elektoral. E vënë nën presionin e kohës, ata nuk i kanë lënë më hapësirë opozitës për tu ulur në tavolinën e diskutimeve duke propozuar draftin e tyre që parashikon votën e emigrantëve nëpërmjet postës. Opozita pranon idenë e votës së emigrantëve, por është kundër që procesi të administrohet nga institucionet qeveritare. Marrëveshja për një kod të pranuar nga të gjithë palët gjithnjë e më e largët.

 Damian Gjiknuri ju la kolegëve të tij të opozitës gjithë muajin korrik për tu mbledhur dhe për të vednosur mbi Reformën Zgjedhore,  por dje, të ndjerë edhe nën presionin e kohës Partia Socialiste ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë propozimet për ndryshimet në Kodin Elektoral. Ashtu siç ka ndodhur rëndom, Refoma Zgjedhore e depozituar në Parlament nuk ka një frymë konsensuale mes palëve. E firmosur nga shtatë deputetë në këtë draft ligjor, socialistët kanë reflektuar vetëm mbi detyrat që ka lënë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin që janë vota e emigrantëve si dhe përcaktimi i herësit për ndarjen e mandateve brenda një force politike apo koalicioni. Partia Socialiste propozon që ashtu si për votimin brenda vendit, edhe për votimin nga jashtë KQZ të jetë përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor deri në numërimin e votave të tyre. Dërgimim i pakonsultuar me opozitën por edhe mënyra se si do të votohet është kontestuar nga opozita.

Regjistrimi dhe votimi i emigrantët

Referuar projektligji të depozituar në Kuvend, KQZ duhet të nisë procesin e hartimit të listës së zgjedhësve që jetojnë jashtë vendit 100 ditë para datës së zgjedhjeve për të pasur gati listën përfundimtare 50 ditë para ditës së dekretuar nga Presidenti për zgjedhjet parlamentare. Të gjithë shtetasit shqiptarë me banim jashtë vendit që duan të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare përmes votës së tyre, duhet të regjistrojnë vendbanimin e tyre brenda këtij afati në portalin E-albania, dhe të fitojnë të drejtën për të votuar në vendin ku jetojnë. “Lista e zgjedhësve pas përfundimit të procesit nuk ndryshon në asnjë rrethanë dhe për asnjë shkak pas afatit të parashikuar në këtë pikë…. Shtetasit shqiptarë që janë regjistruar në listën e zgjedhësve jashtë vendit, pas përfundimit të procedurës së regjistrimit sipas këtij neni, çregjistrohen nga lista e zgjedhësve brenda vendit”, thuhet në projektligj. Socialistët kanë propozuar votimin me postë, dhe votimi do të quhet zyrtarisht i çelur ditën kur KQZ do të nisë procedurat për dërgimin e fletëve të votimit dhe çdo materiali zgjedhor përmes shërbimit postar në adresën e deklaruar të vendbanimit të zgjedhësit. Fleta e votimit do të jetë e njëjtë me atë që përdoret brenda territorit vendit. Pas plotësimit të fletës së votimit, zgjedhësit do të jenë ata që do të dërgojnë në adresë të komisionit qendror të zgjedhjeve votën e tyre e cila do të numërohet në ambientet e KQZ.  Vota e secilit prej tyre do të përllogaritet në qarkun ku zgjedhësi ka pasur vendbanimin e fundit në Shqipëri. Të majtët kanë propozuar gjithashtu edhe formulën e re të përcaktimit të heresit në ndarjen e mandateve brenda partisë apo koalicionit. Heresi sipas formulës së re nuk do të jetë  më 10 mijë vota dhe socialistët propozojmë të jetë jo me i madh se 7000 të tilla për të kapërcyer paragon fitues. Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi i ndarjes së mandateve.

Lexo edhe :  Të dielën mblidhet Asambleja e PS, zgjidhet Kryesia

Reagimi i opozitës

Edhe pse Gjiknuri vendosi një afat për përfundimin e Reformës Zgjhedore nuk u pa asnjë lëvizje nga e djathta për të gjetur një frymë dakordësie mes palëve sidomos në dy propozimet e opozitës. Pasi e dërguan në Parlament të majtët, të djathtët e kanë kundërshtuar mënyrën e votimit. Kreu i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, në një postim në Facebook, e ka cilësuar si plan antidemokratik sabotimin e listave të hapura dhe votës së diasporës. Ai tha se nuk mund të mbahet pengë vullneti i shumicës me frikën e rënies nga pushteti. “Sabotimi i listave të hapura dhe i votës së diasporës është kurorëzimi i një plani anti-demokratik kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.  Dështimi i Reformës Zgjedhore, kishte pikerisht këtë qëllim, që shqiptarët të mos zgjidhnin me votën e tyre deputetët në parlament dhe që të pamundësohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Shqiptarët do të kenë mundësi tashmë të shohin në Kuvendin e Shqipërisë se kush është për lista te hapura dhe kush jo, kush është pjesë e pazarit me Edi Ramën ne kurriz të shqiptarëve dhe kush mbron interesin e tyre. Frika nga vota e lirë, firka nga humbja e pushtetit, frika nga fundi i pandëshkueshmërisë, nuk mund të mbajne peng vullnetin e shumicës së qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim të vërtetë”, shkruan ai. Po ashtu nga Partia Demokratike ka reaguar edhe deputeti Ervin Salianji. Ai shprehet se ky propozim i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. “Propozimi i Partisë Socialiste depozituar në Kuvend i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, mbyll listat dhe ndalon koalicionet!”, shkruan Salianji.

 

Të fundit

Vijon të humbasë pikë, Euro këmbehet në blerje në nivelin më të ulët ndonjëherë

Edhe në shtator euro vijon të humbasë pikë duke u tregtuar në pikat e këmbimit valutor në nivelet më...

Pse mund të ndihesh vetëm edhe kur je me shumë njerëz?

Je në një dhomë plot me njerëz, zhurma dhe bisedat vazhdojnë, por ti ndihesh larg? Kjo ndjesi është më e zakonshme nga sa mendohet...

Suksesi i radhës! Mira Murati renditet ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë

Mira Murati është renditur ndër 100 njerëzit më me ndikim në teknologjinë që po bën revolucion në botë. “The Times” shkruan se Murati ka luajtur...

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së/ Berisha: Shtatori i fundit që na gjen në opozitë

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ku mnbledhja eshte hapur nga Edi Paloka i cili u bëri thirrje anëtarëve të japin propozimet e tyre...

Doza e duhur e zinkut që i duhet organizmit çdo ditë

Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organizmit. Megjithatë, në shumë raste akumulimi i tepërt i këtij minerali mund të shkaktojë...

Lajme të tjera

Web TV