Dënimi i deputetit Ervin Salianji me 1 vit burg nga Apeli po diskutohet këtë të enjte në emisionin Top Story në Top Channel.
Analisti Arjan Curri tha se të afërm dhe kolegë të tij e këshilluan Salianjin që të bënte një kleçkë juridike, të pranonte fajësinë para amnistisë dhe më pas të përfitonte.
Por ai nuk pranoi për shkak të nderit të tij, thekson Curri, ndërsa shton se me atë vendim do të dilte përjetësisht nga politika.
Curri: Për të njëjtin, gazetarin e dënon me shërbim prove politikanin e fut në burg se duhet të ishin të dy në burg ose duhet të ishin me dënime alternative. Ishin betuar eksponentë të maxhorancës që këtë do ta dënojmë dhe pikë, dënimi i tij ishte parashkruar.
Këtu ka një element… për shkak të njohjeve të mia di që Salianjin e kanë këshilluar edhe njerëz të afërt të tij për të bërë një lloj kleçkë juridike që ti shko dhe prano fajësinë, para se të kalonte amnistia, disa brenda PD-së por edhe eksponentë i thanë që shko prano fajësinë të marrësh dënimin që të të zërë amnistia dhe të shpëtosh, dhe për nderin e tij nuk e pranoi, mund të ishte një fitore e vogël, por do të ishte një humbje afatgjatë. Indi politik i Salianjit, ajo që e bën Salianj do ta zhbënte përfundimisht.
Këtë gjykata ta nxjerrë për disa vite nga politika, por me atë vendim do të dilte përjetësisht nga politika, për shkak të këtij dënimi ai është kryetari de facto i opozitës. Ai ka bërë disa kallëzime pse sa iu afrua vëllait të Xhafajt…sot është një ditë e zezë për demokracinë shqiptare, kujdes kur u afroheni vëllezërve të lartë tanëve. Është një mesazh për ne mos flisni më shumë seç duhet, mos flisni keq për vëllezërit tanë. K.B