Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ornela Liperi: “Paga e luftës” në kufijtë e mbijetesës, turizmi sektori më i prekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertja e ekonomisë Ornela Liperi në një intervistë për gazetën “Fjala” ka bërë një analizim të situatës së rëndë ekonomike që po kalon vendi, e dyta pas 30 viteve demokraci pas asaj të skemave piramidale të vitit 1997.

Bizneset po i tremben marrjes së borxhit me anë të kredive në një kohë që e ardhmja është e pasigurt, për këtë arsye Liperi vlerëson se fondi prej 11 miliardë lekësh i akorduar nga qeveria Shqiptare do të ishte më mirë që t`u jepej bisneseve përmes subvencionimit të pagave, në mënyrë që të ruheshin vendet e punës.

Por sa të ardhura i nevojiten një familje shqiptare për të përballuar shpenzimet mujore? Sipas ekspertes “paga e luftës” e dhënë nga qeveria shqiptare prej 40 mijë lekësh është në kufijnë e mbijetesës,  pasi një familje shqiptare do t`i duhet që me këtë pagë që merret vetëm një herë, të përballojë shpenzimet e 3 muajve karantinë.

Znj.Liperi si e keni parë vendimin e Bankës së Shqipërisë për pezullimin e pagesës së këstit të kredive për një periudhë 3-mujore, dhe a mendoni se kjo masë po jep rezultat e pritura?

Vendimi ka qenë pozitiv, dhe u morr që në momentet e para kur filloi mbyllja e aktiviteteve të bizneseve, që si rrjedhojë la shumë individë ashtu dhe subjekte pa likuiditetin e nevojshëm për të paguar këstet e huasë. Sipas të dhënave nga bankat, numri i kërkesave për shtyrje kredie ka qenë i lartë, dhe nga të gjithë sektorët që kanë shfaqur vështirësi. Bankierët kanë pohuar se kjo shtyrje mund të shkojë përtej afatit 3-mujor, që u përcaktua fillimisht në urdhrin e përbashkët të Guvernatorit të BSH-së, Gent Sejko dhe kryeministrit Edi Rama.

A mendoni se ka qenë i mjaftueshëm fondi prej 11 miliardë lekësh të reja, i dhënë në formën e garancisë sovrane, dhe që u është vënë  në dispozicion bizneseve për të marrë kredi për të paguar punonjësit e tyre, dhe sa efikas ka rezultuar deri më tani?

Këtu nuk është çështja se sa i mjaftueshëm është fondi, por sa i përdorshëm ka qenë ai. Nga të dhënat e para, ky fond nuk është se po gjen përdorim, ose po përdoret minimalisht për disa arsye, sipas bisedave me sipërmarrës dhe banka. Së pari janë vetë bizneset, të cilat janë hezituese për të rritur ngarkesën e tyre me borxhe në një kohë që nuk kanë shumë të ardhura, dhe kur e ardhmja është e pasigurt.

Disa prej tyre mësohet se janë tërhequr, pasi nuk e kuptuan që në fillim që kjo ishte një kredi, dhe shteti thjesht dilte garant, por e keqkuptuan sikur ishte fond që ua jepte qeveria. Së dyti, bizneset që kanë një ecuri pak më të mirë, po marrin linja likuiditeti direkt nga bankat me kushte të favorshme. Së treti, bizneset i tremben dhe klauzolës që në rast të mospagesës, shteti ka të drejtë që t’u shesë aksionet e tyre.

Si rrjedhojë, kjo skemë mund të jetë e mjaftueshme në vlerë, por shanset që ajo të gjejë përdorim janë shumë të vogla. Ndoshta shteti mund të kishte ndërhyrë direkt në mbështetje të bizneseve, përmes subvencionimit të pagave, në mënyrë që të ruheshin vendet e punës.

Në këtë situatë që paraqitet ekonomia e vendit, sa kohë do t’u duhet sipërmarrësve ta rikthejnë kredinë, edhe pse është me normë interesi të ulët, për sa kohë vendi po vazhdon të jetë i kushtëzuar prej pandemisë, dhe ushtrimi i biznesit vazhdon të jetë teper i vakët?

Kjo do të jetë në varësi të ecurisë së aktivitetit të gjithsecilit. Por me sa duket, sipërmarrësit që mendojnë që nuk do të kenë aftësi paguese apo të ardhura të mjaftueshme, ndaj nuk po rrezikojnë fare që ta marrin këtë hua.

Deri më tani qeveria shqiptare, ka dhënë paketën e dytë financiare prej 40 mijë lekësh, që mbulon periudhën prill-qershor 2020. A do të ndikojë kjo paketë për të shmangur kolapsin ekonomik?

Pagesa është minimale, pasi sipas të dhënave të INSTAT, një familje mesatare në vend, shpenzon mesatarisht rreth 76 mijë lekë në muaj. Shqipëria është vendi, ku qytetarët e saj kanë shpenzimet më të larta për ushqime rreth 42 për qind, që është një tregues direkt i nivelit të varfërisë në vend.

Sipas INSTAT, një familje shpenzon mesatarisht në një muaj 33.400 lekë për ushqime, ndërsa shpenzimet mesatare për banesën, ujin, energjinë elektrike janë rreth 8.000 lekë në muaj. Pra, kjo pagesë prej 40 mijë lekësh është në kufijnë e mbijetesës, për më tepër që ajo është vetëm një herë, ndërkohë që kriza pritet të zgjasë të paktën 3 muaj. Pra, paketa është e mjaftueshme vetëm për të mbajtur frymën gjallë, për të mos folur më tej për punonjësit që janë në të zezë, apo për ata që ndonëse i takon ndihma, nuk po arrijnë ta marrin si rrjedhojë e problemeve që kanë dalë me kodin e aktivitetit të tyre ekonomik.

Cili sektor do ta vuajë më shumë krizën?

E gjithë ekonomia do ta vuajë krizën, për shkak të efektit zinxhir përmes të cilit janë të lidhur të gjithë sektorët. Për shembull, në momentin që një individ mbetet pa punë, merr gjysmë page, ose është i pasigurt për vendin e punës, ai do të shpenzojë më pak, duke u kufizuar vetëm tek produktet e domosdoshme. Gjithsesi, tre sektorët që pritet të vuajnë më shumë krizën janë eksportet, turizmi dhe vetëpunësimi.

Eksportet janë të ndërvarura nga kërkesa e partnerëve të huaj. Për më tepër, që Shqipëria ka 2 disavantazhe në këtë drejtim. E para ka një varësi të lartë ndaj Italisë, ku shkojnë mbi 50 për qind e eksporteve tona, dhe dihet që Italia është vendi më i goditur nga kriza. Së dyti, ne kemi si avantazh kryesor konkurrues vetëm krahun e lirë të fuqisë punëtore, dhe eksportojmë mallra pa vlerë të shtuar, dhe me një nivel të kufizuar teknologjie, që e ul akoma më tej konkurrueshmërinë e sektorit në këtë situatë.

Lexo edhe :  Kaosi në Kuvend, Çupi: Është nervozizëm i Berishës që nuk pranon të marrë dënimin

Turizmi pa dyshim që do të goditet rëndë. Shqipëria po kalonte vitet e saj më të mira, me një rekord turistësh në vend, dhe bizneset kishin rritur investimet në shtimin e kapaciteteve. Tashmë rezervimet pothuajse janë anuluar, dhe ky vit duket i humbur, me një shpresë shumë të vogël rekuperimi. Institucionet ndërkombëtare, e renditin varësinë e lartë nga turizmi (që direkt dhe indirekt kontribuon në më shumë se 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto), si një nga faktorët se pse Shqipëria do ta vuajë më shumë krizën.

Vetëpunësimi do të pësojë një goditje të madhe, dhe për fat të keq nuk do të ketë elasticitetin e turizmit, apo eksporteve për t’u rimëkëmbur. Në total, rreth 93 mijë biznese (nga 107 mijë në total) janë me 1-4 të punësuar, sipas të dhënave të INSTAT. Rreth 83 për qind e tyre janë në tre sektorë, tregti, shërbime dhe akomodim ushqimor, që do të pësojnë goditje të rëndë, edhe pse pjesa më e madhe e tyre janë tashmë të hapura, për shkak të rënies së pritshme të konsumit.

Çfarë strategjish do të ishin më efikase për zbutjen e krizës?

Strategjia kryesore që po ndjekin të gjitha vendet, është ruajtja e vendeve të punës. Sa më shumë që të ruhen këto vende pune, aq më i lehtë do të jetë dhe rekuperimi. Fatkeqësisht kjo nuk po ndodh tek ne. Ndërsa fokusi i dhënies së ndihmës për të goditurit e biznesit të vogël ishte i duhur, pavarësisht debateve lidhur me nivelin e ndihmës, mesazhi që u dha për kompanitë e mëdha ishte i paqartë.

Bizneset fillimisht u kërcënuan të mos pushonin punonjës, më pas u tha që shisnin jahtet etj etj, kur në fund të fundit është shteti ai që duhet të garantonte mirëqenien e qytetarëve të vend. Sot jemi në situatën, kur 61 mijë persona kanë dalë nga skema e sigurimeve, ose 12 për qind e totalit të punësuarve në privat. Në një periudhë afatgjatë, fokusi duhet të vihet në atë për të cilën ka vite që flitet, në krijimin e një ekonomie konkurruese, duke i dhënë përparësi sektorëve me potencial zhvillimi si turizmi, dhe lidhja e tij me bujqësinë e agroindustrinë, dhe mbi të gjitha fokusi tek teknologjia e informacionit, ku Shqipëria sot është e fundit në Europë.

Komisioni i ligjeve ka miratuar disa ndryshime ne buxhetin e shtetit per vitin 2020, që synon  reduktimin në masën 7 miliardë lekë të zërave të shpenzimeve buxhetore, korente dhe kapitale, të cilat do të shkojnë për paketën financiare në mbështetje të masave anti-Covid19. A mendoni se do të ndihmojë kjo strategji për të mbledhur më shumë para në buxhetin e shtetit?

Si buxheti fillestar, ashtu dhe rishikimi i tij kanë qenë shumë optimistë. Madje rishikimi që iu bë buxhetit në mes të muajit mars, pasi kishte filluar kriza e Covid-19 dhe pasojat po bëheshin të qarta, ishte tërësisht jashtë realitetit. Të ardhurat për 2020, në buxhetin e rishikuar në mes të marsit priten në masën 490 miliardë lekë, pasi ato vazhduan të bazohen në planin e 2019-s, ndonëse buxheti faktik rezultoi shumë më ulët.

Në vitin 2019 u mblodhën në buxhet 460 miliardë lekë. Një rritje prej 6.5 për qind e të ardhurave në 2020-n është e pamundur, teksa Fondi Monetar Ndërkombëtar pohoi se ekonomia shqiptare pritet të bjerë këtë vit me 5 për qind! Në mars, të ardhura ranë me 20% me bazë vjetore. FMN parashikon që të ardhurat buxhetore do të jenë këtë vit rreth 430.4 miliardë lekë, ose 60 miliardë lekë më pak se sa plani.

Kjo do të kërkojë një korrektim të shpenzimeve për të paktën 60 miliardë lekë. Si rrjedhojë, financat do të detyrohen të rishikojnë buxhetin shumë më drastikisht, sesa po bëjnë aktualisht. Një zë potencial ku mund të shkurtohen shpenzimet, janë ato për pagesa koncesionesh, që janë parashikuar në rreth 15 miliardë lekë në buxhetin fillestar.

Institucionet ndërkombëtare kanë ngritur alarmin, se kjo krizë do t’i çojë ekonomitë ndërkombëtare drejt recensionit global. A mendoni se do të gjenden forma për ta parandaluar shkuarjen drejt greminës të ekonomive botërore dhe shqiptare, qoftë kjo edhe duke printuar para?

Printimi i parave, është alternativa e fundit për të ndihmuar ekonominë, pasi një printim i parave në një kohë që ekonomia nuk prodhon asgjë, vetëm sa do të rriste inflacionin, dhe do të ktheheshim në pikën e fillimit, pasi fuqia blerëse do të binte.

Pjesa më e madhe e ekonomive, po përdorin si strategji rritjen e borxhit, me shpresën se ai do të përdoret në mënyrë efiçente, dhe do të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë, çka nga ana e saj do të mundësonte shlyerjen e borxhit në një afat më të gjatë. Të njëjtën strategji, është duke ndjekur dhe qeveria shqiptare.

Banka e Shqipërisë, ka njoftuar se planet e saj të kontingjencës, përdorimi i të cilave shpreson të mos jetë i nevojshëm, përfshijnë dhe programe të blerjes së instrumenteve afatshkurtra të borxhit të qeverisë në tregun dytësor, të cilat janë dhe një formë e lehtësimit sasior.

Të fundit

Analiza nga “Doktrina bërthamore ruse: çështja e vijës së kuqe

Grupi i Kontaktit për Ukrainën do të shqyrtojë kufizimet në përdorimin e armëve perëndimore. Putin kërcënon me sulme bërthamore. Volodymyr...

Noka pas tensioneve jashtë Kuvendit: Bëmë gjestin tonë të mosbindjes civile

Pas dy orë e gjysmë tensionesh jashtë Kuvendit dhe djegies së manekinave, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, tha se po bëjnë gjestin...

Tetori rozë/ Fluks vizitash në Spitalin e Fierit, 50 gra të prekura nga kanceri i gjirit

Spitali Rajonal i Fierit, po përballet në ditët e para të muajit tetor me fluks të shtuar të grave e vajzave që kryejnë mamografinë....

Për të gjithë introvertët: 6 strategji për t’u dalluar në vendin e punës

Të qenit introvert nuk duhet të jetë një pengesë për t'u vlerësuar në punë. Në fakt, shumë introvertë kanë aftësi të jashtëzakonshme, por ndonjëherë...

Nga xhamat e errët te parkimet e gabuara/Policia Rrugore gjobit mbi 2600 drejtues mjetesh

Policia Rrugore në Shkodër ka gjobitur mbi 2600 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në një njoftim zyrtar, bëhet e ditur se...

Lajme të tjera

Web TV