Lidhur me situatën e zgjedhjeve në universitetet publike ka reaguar dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Përmes një deklaratë të shpërndarë për median, Meta sqaron se për shkak të pandemisë, mbajtja e këtyre zgjedhjeve duhet të mishërojë parimet kushtetuese, të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore dhe të jetë transparent e gjithëpërfshirës.
Ndër të tjera, Presidenti thekson se ky proces ka për detyrë të harmonizojnë të gjitha veprimet dhe aktet rregullatorë, në mënyrë që të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin.
Deklarata e plotë e presidentit Ilir Metës:
Lidhur me situatën e zgjedhjeve në universitet publike, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, thekson se ky është një proces tejet i rëndësishëm për të rinovuar autoritetet e reja dhe organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri.
Ky proces i ri zgjedhor duhet të mishërojë parimet kushtetuese, të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore dhe të jetë transparent e gjithëpërfshirës. Ndaj, në kushtet specifike në të cilat ndodhemi, është shumë i rëndësishëm angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve dhe institucioneve që kanë përgjegjësi në këtë proces.
Është detyrë e tyre të harmonizojnë të gjitha veprimet dhe aktet rregullatorë, në mënyrë që ky proces i ri zgjedhor të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin për të arritur një rezultat të gjithëpranuar dhe për të përmbushur objektivat e Arsimit të Lartë në Shqipëri. /l.m/Fjala