Aksidenti tragjik/ Zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres: Harrova të ndez bllokazhin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore e Tiranës ka zbardhur dinamikën e aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin Vorë Fushë-Krujë, ku humbën jetën katër të rinjtë.

Referuar edhe kamerave të sigurisë përgjatë zonës ka rezultuar se mjeti tip “Benz” ka parakaluar fillimisht dy kamionë në rrugë dhe më pas është përplasur me betonierën, e cila ishte e parkuar në rrugë, por sipas policisë pa ndezur bllokazhin.

Drejtuesi 24-vjeçar i betonieres ka deklaruar se kishte ndaluar pasi i ishte mbaruar nafta dhe kishte shkuar tek një karburant aty pranë për të marrë naftë dhe se kishte harruar të ndizte bllokazhin.

Sipas zbërthimit të dinamikës së ngjarjes, hetuesit kanë ngritur dyshimet se shkak i aksidentit fatal kanë qenë dy faktorë, shpejtësia tej normave të lejuara nga mjeti tip Benz, deri në 170 km/orë, si dhe mungesa e fushëpamjes, kur mjeti “Benz” ka parakaluar dy kamionët e tjerë dhe nuk ka mundur të shohë betonieren e ndaluar. /e.t

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV