Skema dhe kategoritë që përfitojnë/ Qeveria paralajmëron dyfishim të pensionit minimal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka paralajmëruar një lajm të mirë për pensionistët dhe qytetarët shqiptarë, duke premtuar dyfishimin e pensionit minimal dhe rritjen e pagës mesatare në 1000 euro.

Ky plan ambicioz është pjesë e programit “Shqipëria 2030” të Partisë Socialiste, që synon përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale në vend. Me rritjen e pensioneve dhe pagave, synohet të ndihmohen mijëra qytetarë, duke krijuar një standard më të lartë jetese.

Po ashtu, pritet të ketë ndryshime të rëndësishme në sistemin e taksave dhe investime në sektorë kyç si energjia, shëndetësia dhe infrastruktura. Megjithatë ky program synon jo vetëm rritjen ekonomike, por edhe uljen e papunësisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë shqiptarët.

Ja detajet

Konkretisht ethet e garës elektorale me programe miliona euroshe dhe me oferta financiare tanimë janë të prekshme. Socialistët në kërkim të mandatit të katërt ofertën e tyre ekonomike do ta përqendrojnë në paga dhe pensione.

“Shqipëria 2030” do ta gjejë Shqipërinë me pension minimal 200 euro premton PS, gati 2-fishim i atij që është sot prej 100 euro. Pension minimal konsiderohet pensioni social që e marrin të gjithë ata qytetarë që mbushin moshën 70 vjeç dhe nuk kanë plotësuar as 15 vite punë.

Me reformën e re të skemës së pensioneve socialistët synojnë të rrisin ndjeshëm edhe pensionin mesatar që sot përllogaritet në 175 euro. Aktualisht Shqipëria ka 721 mijë pensionistë, ku mbi 604 mijë janë me pensione pleqërie.

Me ambicien për rritje të qëndrueshme ekonomike në afro 4% gjatë këtij 5 vjeçari, me pritshmëritë për fluks turistësh e investimesh qeveria në programin e saj premton pagë mesatare 1000 euro në vitin 2030, nga 850 euro që është aktualisht.

Kurse paga mesatare në sektorin publik nga 1000 euro sot do të rritet në 1300 euro në vitin 2030. Paralelisht me rritjen e pagës mesatare, synohet tkurrje me 2.8% e papunësisë në vend. Nga 8.8% që u mbyll viti 2024, socialistët në programin e tyre presin ulje në 6%.

Lexo edhe :  Më shumë para nga taksa e pronës/ Bashkitë mblodhën 7.7 mld lekë vitin e shkuar

Të gjithë këto tregues të përmirësuar do të sjellin rritje të fortë të ardhurave për frymë, ku në ‘Programin Shqipëria 2030’ planifikohet që të ardhurat për banor të shkojnë në 15 mijë euro duke u 5-fishuar krahasuar me vitin 2013 dhe duke u rritur me gati 5000 euro krahasuar me vitin aktual, ku parashikimi është që ato të jenë 10.094 euro, një rritje me rreth 50%.

Sa i takon taksave, biznesi i vogël do të vijojë të jetë i përjashtuar nga TVSH e tatimi mbi fitimin, ndërsa ende mbetet për t’u parë nëse PS do të mbajë premtimin e dhënë më herët për një lehtësim të tatimit mbi pagat, kryesisht tek kategoria që paguan 23%.

Në planin sektorial, PS vjen përpara qytetarëve me programe të dedikuara për energjinë elektrike, për ujësjellës kanalizime dhe për skemën e rimbursimit të ilaçeve. Tek energjia, për të cilën plani është që brenda 2030 vendi të jetë eksportues neto, fokusi do të jetë tek shtimi i parqeve fotovoltaike dhe eolike, pra diversifikimi i mëtejshëm i burimeve.

Tek uji vijon premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë, ndërsa në shëndetësi ballafaqimi bëhet me kosto për medikament, ku PS do të bëjë një panoramë sa ishin, sa janë dhe sa do të ulen çmimet e ilaçeve të rimbursueshme. Programe të dedikuara do të ketë edhe për turizmin, bujqësinë, mbrojtjen si dhe për infrastrukturën rrugore, ajrore, hekurudhore e detare./  S,M

Të fundit

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe përgjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë...

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit...

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

Gjermani, 66-vjeçarja sjell në jetë fëmijën e dhjetë

Drejtoresha 66-vjeçare e një muzeu gjerman solli në jetë fëmijën e saj të dhjetë. Alexandra Hildebrandt, kreu i muzeut privat ”Checkpoint Charlie” në Berlinin...

Kallëzimi i dytë për Berishën në SPAK, familja Haklaj: Pse drejtësia nuk po lëviz ?

Djali i Elez Haklajt një prej vëllezërve të Fatmir Haklajt, që është vrarë gjatë një prite në një ngjarje pa autor ka dërguar një...

Lajme të tjera

Web TV