“Lona na e nxirr çik shalën”, ishte kjo frazë e thënë nga kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, që u bë dje ‘virale’ në media. Felaj dukej se i drejtohej një prej kolegeve përpara se të fillonte mbledhja ‘online’.
Por Felaj thotë për ‘Newsbomb’ se është shprehur “na e nxirr çik qenin” dhe jo “shalën”.
Deputetja e PS, e cilëson këtë trajtim e deformim që iu bë fjalës së saj si banalitet e vulgaritet.
“Fjala që i thuhet dikujt, një kolegu pune, para fillimit të mbledhjes, për të larguar qenin nga dhoma, që nuk e kupton njësoj si ju sigurisht, fillimin e një mbledhje, e transformuar me dashje, vë në pah shurdhtësinë tuaj”, thotë Felaj e revoltuar.
E megjithatë, tani shtohet një dilemë tjetër: Ç’donte kolegia bashkë me qenin brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit?