Rudina Hajdari: Si po ecën Reforma Zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga katër anëtarët e Këshillit Politik  të Reformës Zgjedhore është edhe Rudina Hajdari përveç Damian Gjiknurit, Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit. Po si po ecën kjo reformë? Në emsionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Hajdari foli për ecurinë e kësaj reforme.  

-Vijmë te ajo temë që na intereson më shumë: Reform Zgjedhore. Në çfarë faze jeni? Duket sikur nuk ka transparencë. Çfarë po ndodh realisht?

-Ju e kuptoni fare mirë që Reforma Zgjedhore është një çështje shumë e rëndësishme për momentin sepse bëhet fjalë për një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, para konferencës ndërqeveritare që bëhet me Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të mbyllë disa detyra dhe Reforma Zgjedhore dhe Reforma në Drejtësi janë dy gjërat më të rëndësishme që Shqipëria duhet t’i përmbyllë para këtij takimi ndaj dhe është dhënë ky afat ambicioz deri diku sepse është e vështirë të mbyllet deri në 31 maj. Besoj ka qenë ky presion i ndërkombëtareve , ka qenë kjo ide që i ka shtyrë palët të kthehen  në tavolinë. Se sa do arrihen do jetë goxha luftë e vështirë. Java që vjen besoj se do ketë goxha ngjarje, sepse duhet përmbyllur reforma zgjedhore, do shkojë në parlament, do votohet, por para se të shkojmë aty kuptohet që unë po bëj një betejë goxha të fortë. Dhe për këtë unë nuk do druhem absolutisht në asnjë moment.

-Në momentin që flitet për sistemin ata i shkelin syrin njëri-tjetrit. Është e vetmja temë që nuk pranojnë të diskutohet, që të lëshojnë pak pe, të flasim bashkarisht dhe të shikojmë mundësinë që ta ndryshojmë sistemin. Sepse duhet t’i japim një lloj mundësie dhe qytetarit që të përfaqësohet. Për çfarë jemi ne aty? Thjesht për të ndarë interesat e njëri –tjetrit?

Lexo edhe :  PD rikthehet sot në protestë para Bashkisë së Tiranës

-Po si do ua dalësh atyre? Ata janë të fortë.

– Do e shikojmë, sepse mendoj se njerëzit do e shikojnë realisht se çfarë ndodh, se si në momentin që ata përballen me këtë lloj sfide apo lufte nuk duan t’u japin njerëzve hapësirën që meritojnë. Do luftojmë jo vetëm për sistemin, do kemi dhe një referendum. Sot nuk je në gjendje të kesh zë për absolutisht asgjë. Njerëzit të kenë mundësi të fusin në parlament ata njerëz që i përfaqësojnë realisht dhe zëri i tyre të dëgjohet./Fjala/k.b

https://youtu.be/jGR2xWA8CZk
 

Të fundit

Dua Lipa përjeton tmerrin, i shpëton zjarrit masiv në Los Angeles: Ishte e frikshme!

Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që është larguar nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive...

“Ndjenjat njohin moshë?” Debat i ashpër mes Xumit dhe Eglit

Situata filloi pas një mendimi të Xumit mbi ushqimin që kishin konsumuar, ku ai komentoi për fileton që kishin ngrënë, duke sugjeruar se nuk...

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë

Qeveria Shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë. 61 milionë lekë shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet...

Komentet homofobe të Papës sjellin revolucion në Kishën Katolike

Kisha Katolike në Itali ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sa i përket seminareve të priftërinjve. Siç bëjnë me dije mediat italiane, në to do të lejohen...

Kalifornia përballë katastrofës, tërmete dhe zjarre shkaktojnë viktima e dëme

Kalifornia u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme të premten ndërsa shteti perëndimor i SHBA-ve lufton me zjarret vdekjeprurëse. Një tërmet me magnitudë 3.7 u...

Lajme të tjera

Web TV