Pandemia COVID-19/Administrata do të punojë nga shtëpia, zbardhet rregullorja që do të zbatohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata publike do të punojë në distancë. Gjatë gjithë kohës së pandemisë një pjesë e punonjësve nuk do të shkojnë në zyrë.

Kjo është bërë tashmë zyrtare me anë të një rregulloreje të miratuar javën e shkuar në një pjesë të mirë të institucioneve, ndërkohë që një model është dhënë edhe nga Departamenti i Administratës Publike, në mënyrë që ajo të përshtatet rast pas rasti.

Rregullorja

Rregullorja qartëson se puna në distancë, pra duke mos shkuar në zyrë për disa punonjës të administratës do të shihet rast pas rasti. Kjo do të thotë se do të merren në vlerësim disa elemente.

“Në përcaktimin e nëpunësve ose punonjësve që mund të punojnë në distancë online institucionet duhet të bazohen në: a) Vlerësimin e llojit të detyrave që ushtrojnë nëpunësit ose punonjësit; b) Evidentimin e rasteve të nëpunësive ose punonjësve me patologji të ndryshme, të cilët janë më të rrezikuar në rast infektimi nga COVID-19; c) Evidentimin e nëpunësive ose punonjësve që kanë në kujdestari fëmijë deri në moshën 14 vjeç.”, thuhet në dokument. Sipas rregullores së publikuar dje, puna në distancë online ka të njëjtën kohëzgjatje,si edhe puna në ambientet e punës së institucionit”,thuhet në rregullore.

Detyrimet e punonjësve

Gjatë punës në distancë online nëpunësit ose punonjësit duhet të vënë në dispozicion të eprorëve dhe të njësisë së burimeve njerëzore të institucionit detajet e kontaktit të tyre dhe të jenë të aksesueshëm online gjatë gjithë orarit zyrtar. “Menaxheri i linjës/eprori direkt duhet të: a) përcaktojë rregulla të qarta se sa shpejt nëpunësi/punonjësi që po punon në distancë online duhet t’i përgjigjet një kërkese/detyre të ngarkuar; b) monitorojë nëpunësit/punonjësit në distancë online për punën që ata po kryejnë, nëpërmjet takimeve të detyrueshme në grup, bashkëpunimit me ekipin, raportimeve ditore/javore/ mujore. Nëpunësit/punonjësit që punojnë në distancë online duhet të kenë thirrje në ekip një herë në ditë dhe të informohen e informojnë rreth statusit të realizimit të detyrës së dhënë. Atyre duhet t’u sigurohet mundësia për të shkëmbyer informacion.”, vlerëson rregullorja. Rregullorja përcakton edhe mënyrën se si do të jepen shërbimet për publikun për të evituar kontaktin ose mbipopullimin në zyra, sigurimin e masave shëndetësore, organzimin e mbledhjeve, si dhe të inspektimeve që do të zhvillohen nga Inspektorati i Shëndetit.

Lexo edhe :  Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

 

Të fundit

Dy të miturit nga Maliqi ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia i gjen në Tiranë

Dy të mitur nga fshatrat Zvirinë dhe Leminot të Maliqit, djali 17 vjeç dhe vajza 15 vjeçe, ishin larguar...

Karteli Sinaloa përdori të dhënat e telefonit për të zbuluar informatorët e FBI

Një haker që punonte për kartelin famëkeq të drogës Sinaloa në Meksikë arriti të siguronte të dhënat telefonike të një zyrtari të FBI-së dhe...

“Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë drejt qytetit plot histori, moderatori...

Armëpushimi Iran-Izrael nuk zgjat Netanyahu do një luftë të përhershme

Simon Tisdall* “Lufta mbaroi!” – Përveçse nuk ka mbaruar, as për së afërmi. Armëpushimi verbal mes Iranit dhe Izraelit mund të shkatërrohet në çdo moment....

“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Tatimet kanë nisur një aksion për formalizimin e sektorit të turizmit, duke monitoruar dhe analizuar subjektet që janë në platformat Booking dhe AirBnB për...

Lajme të tjera

Web TV