Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Thaçi: Ditë e rëndësishme për demokracinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur sot një konferencë për mediat në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku është interpretuar ligjshmëria e dekretit për mandatarin.

Thaçi ka thënë se e mirëpret këtë vendim që i hap rrugë formimit të Qeverisë së re, ndërsa ka shtuar se është konfirmuar që vullneti i qytetarëve janë të gjitha partitë.

“Në këtë ditë të rëndësishme për demokracinë, shtetëndërtimin e Kosovës. Si president i vendit e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së re. Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që kam marrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën, kjo u konfirmua edhe mbrëmë me vendim unanim të gjyqtarëve. Kushtetuesja e konfirmoj që Kuvendi është institucioni më i lart politik në vend. U konfirmua se vullneti i qytetarëve janë të gjitha partitë, jo vetëm vullneti i një partie. Tani duhet që sa më parë të themelohet qeveria e re, funksionale, efektive dhe efikase. U bëj thirrje të gjitha institucioneve, të gjitha partive, të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës./ I ftoj liderët institucional të punojnë së bashku që të kemi një tranzicion të rregullt e demokratik. Edhe mediat e shoqëria civile i ftoj që t’i kontribuojnë këtij tranzicioni”, ka thënë ai.

Më tej Presidenti i Kosovës ka bërë thirrje që të ruhet rendi Kushtetues, dhe theksoi se momentalisht duhet që të fokusohen në tejkalimin me sukses të pandemisë.

“Duhet ta ruajmë rendin Kushtetues, ta ruajmë paqen dhe stabilitetin, pra të përqendrohemi në atë që është kryesorja për qytetarët dhe të sjellim zhvillim për të gjithë njerëzit, të përqendrohemi në tejkalimin me sukses të pandemisë po edhe të punojmë në rimëkëmbjen ekonomike”, vijoi Thaci, duke shtuar ndër të tjera se  kërkon nga Bashkimi Evropian që sa më shpejt të merret vendimi për liberalizimin e vizave.

Lexo edhe :  Lajmëtari i pavarësisë? Topi:Çfarë më tha presidenti Bush për Kosovën kur erdhi në Tiranë

“Të vazhdojmë me reforma në drejtësi e në ekonomi, e ftoj BE’në që të marrin sa më shpejt vendim për liberalizimin ë vizave, e që Kosova të bëhet sa më shpejtë pjesë e NATO’s e BE’së e në të njëjtën kohë të vazhdojmë të gjithë së bashku, pozitë opozitë, që ta ruajmë dhe forcojmë partneritetin e përjetshëm me SHBA’në”,-deklaroi një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Hashim Thaçi.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Vape po vret të rinjtë që na kanë mbetur në Shqipëri! Flet mjeku

Në shumë vende evropiane kryesisht në Britani është shtuar numri i personave që paraqiten në spital si pasojë e...

Një gjel në Britani këndoi 76 herë, gjobë prej 3000 £ për pronarin e tij

Një pronar gjeli është urdhëruar të paguajë mbi 3000 paund pasi fqinjët janë ankuar vazhdimisht për këndimin e tij të vazhdueshëm. Oficerët nga Këshilli i...

Balla takim me emigrantët shqiptar në Prato: Diaspora do t’i japë PS fitoren më të madhe

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me bashkëatdhetarë që punojnë dhe jetojnë në Prato në rajonin e Toskanës...

Mos u bëj si Saliu? Veliaj reagon sërish: S’po luftoj të shkrij SPAK

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagon ndaj kritikëve të cilët thonë se po godet SPAK. Veliaj thotë se ndryshe nga Saliu, nuk po...

Dremitje e fortë: sa duhet të zgjasë një sy gjumë

Të bësh një sy gjumë, veçanërisht pas ngrënies, është një instinkt primar: në fakt, midis orës 13 dhe 14, temperatura e trupit tonë bie...

Lajme të tjera

Web TV