1 Qershori/ Parku Rinia përurohet në ditën ndërkombëtare të fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1 Qershori njihet si dita e fëmijëve në të gjithë botën dhe festohet nga të gjithë. Kjo ditë është kthyer në festë, por në të vërtetë është në një ditë sensibilizimi kundër dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.

Pikërisht në këtë ditë të veçantë për më të shtrenjtët e shoqërisë është vendosur që të përurohet parku Rinia në Tiranë. I ndryshuar tërësisht, duke shtuar një kënd të madh lojërash për fëmijët parku qendror i kryeqytetit do të rihapet sot në këtë ditë të veçantë për të gjithë qytetarët e Tiranës.

Më të vegjlit e kryeqytetit do të kenë mundësi sot që t’i gëzohen parkut të ri dhe lodrave të vendosura për ta atje.

Theksojmë se fëmijët kërkojnë më 1 Qershor të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre të bëhet me lojëra dhe festa.

Ashtu si në të gjithë botën edhe në vendin tonë kjo ditë i kushtohet e tëra fëmijëve, duke u bërë organizime me lojëra dhe prindërit përgjithësisht u bëjnë edhe dhurata që ata të gëzojnë e të kënaqen në këtë datë të veçantë.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në...

Rehabilitimi i Stalinit në Rusi dhe stalinizmi në Shqipëri

Nga Leonard Veizi Ai ka qenë i ulur këmbëkryq këtu te ne. Fillimisht në mes të kryeqytetit, pastaj pak më poshtë mesit. Një qytet mbante...

Mosnjohje e rezultatit/ Berisha kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Kreu i PD shpall si zgjidhje emergjente krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, pasi i quan farsë zgjedhjet e...

Njihuni me parashikimin e motit për sot/ Ja zonat ku do të ketë reshje shiu!

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me...

Lajme të tjera

Web TV