Polici që akuzohet për vrasjen e George Floyd dërgohet në një burg të sigurisë së lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derek Chauvin, polici i pushuar nga puna për vdekjen e George Floyd është transferuar në burgun e sigurisë maksimale në Minesota.

Chauvin u transferua në burgun Oak Park Heights, i vetmi burg i sigurisë maksimale i nivelit të 5-të në shtet, tha Komisioneri i Departamentit, Paul Schnell në një konferencë shtypi të dielën mbrëma.

Ai tha se një transferim i tillë nuk është “i zakonshëm” midis të burgosurve me profil të lartë, dhe se masa u mor pasi shumë njerëz mund të bënin trazira në burgun e Qarkut Hennepin, ku Chauvin kishte qenë në paraburgim.

Koha e Chauvin në burgun e Qarkut Hennepin ishte e shkurtër. Ish oficeri i policisë në Minneapolis, i cili fillimisht u la në burgun e Ramsey County, u transferua në Hennepin të dielën pasdite, para se të transferohej në Oak Park Heights orë më vonë.

Floyd vdiq në 25 maj. Chauvin u akuzua të premten për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë./r.g/fjala.al

Të fundit

Kronikë ëndrrash e darametesh!

Nga Agron Gjekmarkaj Prej muajsh ka rënë myshku mureve të “kronikës” e ndryshku mbi penën e saj! Një ëndërr mu...

Sir Kristofer Li, Kalorësi i Errësirës dhe legjenda e ekranit botëror

7 qershor 2015 Nga fushat e luftës te ringjet e Drakulës dhe galaktikat e Star Wars-it, një jetë më e pabesueshme se çdo film. Përgatiti: Leonard...

Mijëra tifozë nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Dita e sotme ka krijuar një varg kilometrik në Rrugën e Kombit, ku me mijëra tifozë nga Kosova po vijnë drejt Tiranës për ndeshjen...

Debati për burgun e Spaçit, Gonxhja nxjerr fotot pas restaurimit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja ka reaguar pas debateve publike të ditëve të fundit lidhur me projektin filmik dhe ndërhyrjet...

Spaçi/ Berisha: Përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva gjëmën e tmerrshme

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte në një konferencë për mediat, ku u ndal mes të tjerash edhe në debatin e fundit në...

Lajme të tjera

Web TV