Kate Moss, 2 vjet larg varësisë së drogës dhe alkoolit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kate Moss është esëll prej dy vitesh dhe po bën një jetë të shëndetshme, pas problemeve me alkoolin dhe festat, për dekada të tëra.

Super modelja sot 46 vjeçare ka qenë një vajzë e çmendur për vite me rradhë, por miku i saj i ngushtë DJ Fat Tony thotë se prej dy vitesh ajo është esëll, nuk ka konsumuar asnjë pikë alkooli dhe po kënaqet më shumë se kurrë më parë në jetën e saj.

Producenti i saj 54 vjeçar, i cili ka patur po ashtu probleme me alkoolin, thotë se ai dhe Kate po kënaqen sot më shumë se ditët kur konsumonin në çdo orë të ditës alkool dhe drogë.

Miqtë deri pak kohë më parë e quanin Kate “tanku” për shkak se modelja niste të pinte që në orën 8 të mëngjesit me disa gota verë dhe nga dreka deri mëngjesin tjetër vijonte me vodka.

Ndërsa sot Kate Moss vijon përpjekjet për të qënë esëll e për të reduktuar po ashtu nivelin e nikotinës dhe kafeinës sikurse fle më shumë dhe feston më pak. Ikona e pasarelave theksoi që në 2018 se po mundohet çdo ditë të pijë shumë ujë, të ushqehet shëndetshëm e të konsumojë sa më pak duhan./Fjala.al/k.b

Burimi: DailyMail

 

 

Të fundit

Nuk ndalet masakra në Gaza, 51 civilë të vrarë nga Izraeli

Të paktën 51 persona kanë vdekur që nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Rripin e...

“Kosova dhe Shqipëria do bashkohen, Europa s’mund të lejojë dy shtete shqiptare”

NGA BEN BLUSHI Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë....

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Javët e fundit…

Në konferencën e tij të gjtë pas përfundimit të samitit të Nato-s, presidenti amerikane përmendi befas konfliktin Kosovë-Serbi, e madje një përpjekje të kësaj...

Pronari italian qëllon me armë 3 ‘skifterët’ shqiptarë, njëri vdes pranë vilës

Trupi i një të riu shqiptar, i cili rezultonte i zhdukur që nga mbrëmja e së dielës, është gjetur pa jetë pranë një fushe...

Nipi i Donald Trump: Xhaxhai ka simptoma të sëmundjes së Alzheimerit

Fred Trump III, nipi i Presidentit amerikan Donald Trump ka ngritur shqetësime të reja në lidhje me shëndetin mendor të manjatit, duke i lidhur...

Lajme të tjera

Web TV