Bylis-Tirana do të luhet sot/ Në listën e testeve për Covid-19 ka mungesa të lojtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveç Qardakut, të gjithë të tjerët rezultojnë negativ në testin për Covid 19. Ndeshja midis Bylisit dhe Tiranës, e programuar për t’u zhvilluar sot në ora 17:00, do të luhet, edhe pse një lojtar i ballshiotëve rezultoi dje pozitiv për Covid-19. Por rasti i Eridon Qardakut ka rezultuar një rast i izoluar, pasi të gjithë futbollistët dhe stafi teknik i skuadrës së Bylisit, kanë rezultuar negativë në teste.

Një rast i izoluar, që nuk rrezikon zhvillimin e ndeshjes së sotme midis Bylisit dhe Tiranës. Kështu ka ndodhur edhe me rastin e futbollistit shkodran të ballshiotëve, Eridon Qardaku, i cili ka rezultuar të martën pozitiv për virusin Covid-19. Pas tij, të parët që iu nënshtruan testit ishin dy shokët e dhomës së shkodranit. Stivian Janku dhe Majkëll Peçi rezultuan negativë dhe kjo qetësoi disi klubin ballshiot.

Ndërkohë, gjatë paradites së të martës, shërbimi epidemiologjik ka bërë tamponë edhe për 18 futbollistë të skuadrës ballshiote. Tamponë kanë bërë edhe trajneri Veljko Dovedan dhe bashkëshortja e tij që jetojnë në Ballsh, gjithashtu zv/trajneri Polizoi Arbri dhe trajneri i portierëve, Arbër Sino. Për të qenë të sigurt, testet janë kryer edhe për punonjësit e hotelit ku qëndrojnë të grumbulluar lojtarët e Bylisit në Ballsh.

Përgjigja zyrtare ka ardhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dhe e rëndësishme është që të gjithë kanë rezultuar negativë dhe sot ndeshja Bylisi-Tirana, e programuar për në orën 17:00 në Ballsh, do të luhet normalisht. I vetmi lojtar që sipas rregullave duhet t’i nënshtrohet karantinës 14-ditore është pikërisht Eridon Qardaku, i cili ka shkuar që dje pranë familjes në Shkodër.

Për 19-vjeçarin shkodran dukej si e pabesueshme, por ai ka rrëfyer se ishte presidenti Kapllanaj që insistoi për të shkuar në spital dhe kryer testin. Mesfushori tashmë do të vetëkarantinohet në Shkodër pranë familjes së tij, ndërsa ka kërkuar që të bëjë edhe një testim të dytë, por, sipas tij, autoritetet shëndetësore e kanë refuzuar një gjë të tillë për momentin.

Lexo edhe :  Iu nënshtrua operacionit në gju, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Në listën e të testuarve për Covid-19, bie në sy mungesa e bërjes së testeve nga futbollistë të rëndësishëm të Bylisit, pikërisht sulmuesi Saliu Guindo, braziliani Visente Mercedez, argjentinasi Fabian Munjoz dhe qendërmbrojtësi lezhjan, Ditmar Bicaj.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles! Hajdutët hynë në shtëpi me forcë dhe…

Shtëpia e aktorit Brad Pitt në Los Angeles është grabitur nga disa hajdutë. Tre persona hynë me forcë në banesën...

Britaniket bombardojnë gabimisht San Marinon,  lënë të vrarë 35 civilë

27 qershor 1944 Më 1944, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, shteti i vogël dhe neutral i San Marinos u përfshi në mënyrë tragjike...

‘Telegraph’: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime

Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruhet...

Ndërron jetë kompozitori i “Misionit të Pamundur”

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare në një spital në Los Angeles, kompozitori i njohur, Lalo Schifrin. Autori i temës së famshme të filmit...

Uraniumi iranian i shpëtoi sulmeve! Ajatollahët e fshehën në laboratorë të rinj sekretë

Dyshimet janë kthyer në siguri. Thesari radioaktiv i ajatollahëve – plot 408.6 kilogramë uranium i pasuruar në nivelin 60 për qind, pra shumë pranë...

Lajme të tjera

Web TV