Covid-19/ Qeveria i kërkon hua BB-së 16.2 milionë $ për testim të gjerë të popullatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare i ka paraqitur Bankës Botërore një projekt të ri ku kërkon të paktën 16.2 milionë dollarë hua në kuadër të emergjencës së krijuar nga koronavirus. Sipas kalendarit projekti pritet të kalojë në Bord në datë 12 qershor. Objektivi i zhvillimit të projektit, sipas dokumenteve, do të arrihet përmes aktiviteteve që mbështesin mbajtjen në kontroll të COVID-19 në një afat të shkurtër, paralelisht kjo me disa investime për të forcuar aftësinë e Shqipërisë për parandalimin dhe reagimin e emergjencave të shëndetit publik (përfshirë valët e mëtejshme të pandemisë COVID-19) në afat të mesëm dhe afatgjatë.

“Pozicioni aktual i Shqipërisë sa i takon kurbës së pandemisë tregon se investimet bazuar në shqetësime afatshkurtra dhe afatgjata janë thelbësore, për të mos humbur përfitimet e arritura përmes reagimit të menjëhershëm efektiv të Shqipërisë, ndërsa forcohet sistemi shëndetësor përtej krizës aktuale” thuhet në dokument.

Por për çfarë po kërkohen konkretisht paratë? Dokumenti zyrtar tregon se Shqipëria ka kërkuar ndihmë për të siguruar një testim të gjerë të popullatës (përfshirë testimin serologjik më të ri); forcimin e mbikëqyrjes dhe gjurmimit të kontaktit. Po kështu të fillohet me planifikimin e duhur dhe rregullimin e kërkesave për distancim fizik dhe masave të tjera parandaluese (duke diferencuar me kujdes sipas rajonit, sektorit ekonomik, moshës, apo statusit shëndetësor), zgjerimi i kapaciteteve për trajtimin e rasteve të rënda, nëse numri rritet, paralelisht me mirëmbajtjen e kujdesit thelbësor mjekësor dhe minimizimin e rreziqeve për pacientët dhe personelin shëndetësor.

Po kështu projekti përshkruan si pjesë të tij edhe përmirësimin e komunikimit me publikun si dhe aktorët e tjerë kryesorë. Në dokument qeveria nuk përmend faktin se koronavirus është ngjarja e dytë më fatkeqe në pak kohë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit duke nënvizuar se të dyja këto situata kanë kërkuar mbështetje nga buxheti për disa kategori të prekura si dhe aktivizimin e paketave ndihmëse dhe fondit të emergjencës respektivisht me nga 65 milionë dollarë dhe 20 milionë dollarë.

Lexo edhe :  Nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë

Kostoja totale e projektit do të jetë 16.2 milionë dollarë dhe institucioni huamarrës është Ministria e Financave dhe Ekonomisë kurse ajo zbatuese Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale./Monitor

Të fundit

Stamponin veshje me logo false/ I arrestuari ish-kandidati i PD-së së Bashës

Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin “Fake Star 5, që çoi në arrestimin e 4 personave...

Krimbi i Ullirit dhe Robinson Kruzo

Nga Frrok Çupi Se çfarë do të ndodhte sikur në drurin e ullirit me të cilin do të krijohet mobilja, të fshihet një krimb. Flutura...

Pas shpërthimit të vullkanit në malin Etna, turistët ikin me vrap

Janë publikuar pamje tronditëse që tregojnë turistë në malin Etna teksa vrapojnë për t’iu shmangur një situate të rrezikshme, ndërsa nga krateri i vullkanit...

Publikohen pamjet nga moment i lëkundjeve sizmike në Turqi (VIDEO)

Mediat në Turqi kanë publikuar pamjet e tërmetit 5.8 Rihter që tronditi vendin në orët e para të së martës. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë...

Bie qeveria në Holandë, lideri i së djathtës ekstreme tërhiqet nga koalicioni

Lideri holandez i të djathtës ekstreme, Geert Wilders, e ka tërhequr partinë e tij nga koalicioni qeverisës katërpartiak i vendit për shkak të një...

Lajme të tjera

Web TV