test

Takim me buzëqeshje në kohë pandemie, Rama dhe Meta bëjnë paqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri  Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta duket se kanë harruar ndasitë politike dhe shfaqen bashkë kur integrimin e Shqipërisë në BE. Aktualisht tek Pallati i Kongreseve po mbahet mbledhja e zgjeruar e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Por, para takimit ajo që tërhoqi vëmendjen e medias janë takimet që këta politikanë bënë me njëri tjetrin.

Në foto shihen Meta dhe Rama që takohen dhe përshëndeten me bërryla me njëri tjetrin duke ruajtur masat e distancimit fizik për shkak të pandemisë së Covid-19.

Takimin u hap nga Rudina Hajdari, e cila është kryetare e Kombëtar të Integrimit Europian, më pas mbajti një fjalë përshëndetëse, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili dha mesazhin e tij. Për zhvillimet më të fundit në kuadër të përgatitjeve për procesin e negociatave në Bashkimin Europian, po flet ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ku prezantoi draft planin gjithëpërfshirës të masave të Integrimit Europian.

Po në panelin e parë do të mbajnë fjalë edhe kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Fjalën përmbyllëse do të mbajë fjalë Taulant Balla, nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Takimi vjen në një moment kur palët në Shqipëri arritën marrëveshjen për reformën zgjedhore, ndërsa Komisioni Europian pritet që të publikojë kornizën e punës për ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

l.m/Fjala.al

Të fundit

VOA: Vendimi i Apelit për Belerin hap rrugën për zgjedhje të reja në Himarë

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me dy vite burgim për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur...

Ish-zëdhënësi i Belerit tregon mesazhet: Djali i Arqille Bollanos më kërcënon

Ish-zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdian Dhuli, pretendon se është kërcënuar nga djali i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Arqille Bollano. Në studion e “Top Story”,...

Pse Kate Middleton nuk e shoqëroi William dhe fëmijët te Taylor Swift

Princi William u argëtua të premten në stacionin e parë të turneut Eras në Londër. Trashëgimtari i fronit britanik u shoqërua në koncertin e...

Sezoni i Gaforreve, me cilat shenja shkojnë më shumë më të ndjeshmit e Horoskopit

Gaforrja është një shenjë uji e sunduar nga Hëna. Njihet si një nga shenjat më të ndjeshme dhe më të orientuara drejt familjes. Humori i...

Takimi me Vuçiç, reagon Kurti: Shkelën marrëveshjet, situata eskaloi për faj të Beogradit

Pas dhjetë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takohen në Bruksel në ndërmjetësim të shefit të diplomacisë evropiane...

Lajme të tjera

Web TV