Gjiganti japonez i automobilëve tha se do të shndërrojë një fabrikë të makinave në Japoni në një “Qytet të së ardhmes”. Në të do të testohen automjete që drejtohen vetë, robotë të teknologjisë së lartë dhe produkte shtëpiake të zgjuara. Në këtë qytet do të jetojnë vërtet njerëz që do të testojnë jetesën me teknologjinë e lartë.
Sipërfaqja prej 175-hektarësh ndodhet në malin Fuji dhe qyteti do të projektohet nga arkitekti i njohur danez Bjarke Ingels. Në të do të jetojnë rreth 2000 njerëz, përfshi këtu dhe punonjës të kompanisë Toyota së-bashku me familjen e tyre.
Jo vetëm Toyota ka dhënë një ide të tillë, një projekt të përngjashëm ka prezantuar edhe kompania “Google” në vitin 2007 e quajtur “Sidewalk Labs in Toronto” . Por ky projekt u prit me kritika nga banorët e Torontos të cilat i kundërshtuan planet jo konkrete urbane nga gjigantët e teknologjisë./Fjala.al