Rritja e rasteve me Covid-19/ Tritan Kalo: Rikthimi i karantinës është i pamundur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i Spitalit Infektiv, Tritan Kalo, ka thënë se ndonëse ka rritje të madhe të shifrave të të prekurve rikthimi i karantinës është i pamundur.

Në një postim në “Facebook”, Kalo shkruan se rimbyllja është e padëshirueshme dhe e pamundur, por ecja e kujdesshme përpara është plotësisht e mundur.

Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të tregohen të kujdesshëm për veten dhe familjet e tyre dhe të ndjekin të gjitha rregullat e sugjeruara në mënyrë që të mos rrezikojnë njerëzit që duan.

Mesazhi i Tritan Kalos:

Nga sfida e përditëshme me Covid-19…..RIMBYLLJA e padëshirueshme dhe e pamundur, por ECJA e KUJDESËSHME përpara është plotësisht e mundëshme….OKSIGJENIMI i trurit dhe i trupit pas uljes së vrullit të Sars-Cov2/Covid-19 nëpërmjet kufizimeve të imponuara, DUHET të na bëjë në VIJIMËSI të reflektojmë dhe të veprojmë me moton: “JETA e gjithkujt është shumë e shtrenjtë, e domozdoshme për Shoqërinë tonë.”….NËNVLERËSIMI i vetëndërgjegjësimit, i mirësjelljes në publik, i distancimit fizik, i higjenës personale dhe asaj kolektive, i aktivitetit fizik në mjedise të hapura, i mbajtjes së maskave në mjedise me prani të shumë individëve në to, i kufizimeve të grumbullimeve kur këto nuk janë një domozdoshmëri jetësore, i hidrimit dhe i ushqimit të shëndetshëm dhe sipas mundësive, solidariteti me njerëzit në nevojë, i RESPEKTIMIT të vetëvetes POR edhe i të tjerëve që gjallojnë rreth teje e sidomos ulja e përkujdesit ndaj të moshuarve, SJEDHIN për pasojë edhe shtimin e mundësive për tu infektuar nga Sars-Cov2/Covid-19….

Të mendojmë dhe të punojmë vetëm e vetëm për të ARDHMEN tonë dhe të fëmijëve tanë….UDHËN e theqafjes/gurbetit kurdoherë e kemi të hapur, POR “guri i rëndë në vend të vet”…PPP-ja shpirt dhe vendmbrothësuese DUHET të jetë dhe të mbetet vetëm PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESINALIZMI prej gjithkujt, për çdo çast dhe kudo….AJO çka i lëmë vendit dhe brezave është vetëm e vetëm mbrothësimi i tyre….AJO çka gjithkush len pas vetes është vetëm e vetëm emri i mirë, dobiprurja për ecurinë e pjesëzës socio-ekonomike për të cilën ai/ajo ka kontribuar….KËRKIMI me çdo mjet e formë i PROTAGONIZMIT dhe i IDENDITETIT të munguar socio-profesional sidomos në këto kohë, sjedh vetëm e vetëm kokëdhimbje e konfuzion për publikun, si dhe zbehje apo zhbërje të profesionalizmit të gjithsecilit prej nesh….Na dëgjoni, na besoni, na mirëkuptoni dhe bashkëpunoni me NE, për tu përballur me këtë sfidë të Sars-Cov2/Covid-19, dhe jo vetëm….PËR të sotmen dhe të ardhmen tonë!!!ka.ta/Fjala.al/

Lexo edhe :  Rritja e çmimeve të banesave, BE po përballet me një krizë serioze strehimi

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV