“Spitali i Pukës vatër infeksioni për Covid-19”, denoncimi i Bardh Spahisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaron se Spitali i Pukës është kthyer në një vatër infeksioni për koronavirusin.

Me anë të një statusi në “Facebook” Spahia shprehet se kjo vjen për shkak të neglizhencës skandaloze dhe mos-respektimit të protokollit të sigurisë.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë: 

EDHE SPITALI I PUKES VATER INFEKSIONI ME COVID!!!

Prej 3 ditësh në Spitalin e Pukës është konstatuar një pacient me Covid. Pacienti ka shkuar si rast urgjent dhe është shtruar nga shefja e shërbimit të Urgjencës në repartin e Patologjisë, ku ka qëndruar rreth 11 orë, pa respektuar protokollin e sigurisë për pandeminë!!! Pasi ka rezultuar pozitiv nga testi që i është kryer është dërguar në Tiranë. Denoncimi vjen nga personeli shëndetësor i shqetësuar për vete, për pacientët e shtruar në këtë spital, 8 të tillë, si dhe për pacientë të tjerë që vazhdojnë të paraqiten sipas nevojës. Asnjë karantinim nuk është realizuar dhe nuk ka transparencë për numrin e tamponëve të kryer!!!

Pra neglizhenca skandaloze e mosrespektimi i protokollit të sigurisë e kthen këtë spital të vatër infeksioni dhe as nuk u vihet veshi personelit shëndetësor, as merren masa mbrojtëse e parandaluese, por fshihet si informacion, që do sillte minimumi një kujdes të shtuar nga pacientët, që vazhdojnë t’i drejtohen spitalit të Pukës.

Ministria e Shëndetësisë po provohet se është përgjegjësja kryesore e numrave në rritje të infektimeve, pasi janë institucionet shëndetësore publike ato, që po kthehen në vatra infektimi njëra pas tjetrës!!! Dështimi bëhet spektakolar, kur qytetarët kanë sakrifikuar duke respektuar izolimin total, teksa kërcënoheshin me gjoba e burgosje.

Zonja ministre e shëndetësisë, je direkt përgjegjëse për këtë situatë të pas hapjes! Militantizmi me të cilin ke infektuar edhe drejtues militantë të shëndetësisë, si në Pukë, të cilët bëjnë presion për të fshehur realitetin është skandaloz dhe kriminal! Po luan rëndë me sigurinë e shëndetin e njerëzve, sepse e para ti, nuk menaxhon dot respektimin e protokolleve në institucionet që ke në varësi! #Turp!

Lexo edhe :  Berisha sfidon Ramën, kërkon debat publik

la.mi/Fjala.al

Të fundit

E rëndë në Tiranë/ Kabina elektrike përfshihet nga flakët, humb jetën një person

Këtë të shtunë rreth orës 00:10, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Sipas informacioneve,...

Rroftë Trump, poshtë Kushner!

Nga Skënder Minxhozi Kjo është vetëm njëra dilemat e mëdha që turbullojnë këto orë PD e sotme dhe kryetarin e saj. Të tjera dilema, nëse...

“E kanë kafen si lëng gështenjash”, Rama: Gjermania është bërë e vështirë për emigrantët

Dhurata dhe Sofo ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”. Ata kanë një agroturizëm në Tragjas të Vlorës. Mes diskutimeve...

Familja Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë/ Ja çfarë roli do të marrë secili anëtar

Melania, Eric, Donald Jr., Ivanka dhe Barron, e gjithë familja Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë të hënën pas inaugurimit të Donald...

A mund të konsumohet kivi bashkë me lëkurë? Zbuloni të vërtetën

Fruti i kivit është një nga frutat më të veçanta me një lëkurë plot qime dhe tul të athët në të ëmbël dhe jeshil...

Lajme të tjera

Web TV