“Zgjedhorja”/ Yuri Kim takon Hajdarin: E respektoj luftën e saj parimore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse marrëveshja për reformën zgjedhore është firmosur, sërish ka polemika, pasi vetë një nga firmëtaret e asaj marrëveshjeje, Rudina Hajdari ka deklaruar se nuk do ta votojë në Kuvend.

Sot, bashkëkryetarja e kësaj reforme, Rudina Hajdari ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë diplomatja amerikane përmes një postimi në Twitter e cila bën me dije se përveç reformës zgjedhore kanë diskutuar dhe për çështjne e integrimit europian.

“Takim me Rudina Hajdarin  për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur 6/5 marrëveshjen e Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të mund të përmbushë parakushtet e BE. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe.” shkruan Kim në Twitter./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Aksident tragjik/ Autobusi del nga rruga dhe shpërthen në flakë, humbin jetën 28 persona

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën Balochistan të Pakistanit në zonën e Ëasuk, ku...

Evropë, rriten rastet e sëmundjes së fruthit

Rastet e fruthit po rriten në Evropë dhe Azinë Qendrore, paralajmëruan të martën dy agjenci të OKB-së, duke bërë thirrje për veprime urgjente për...

Më shumë të huaj/ Rritet numri i personave që marrin nënshtetësinë gjermane

Në Gjermani e kanë marrë nënshtetësinë gjermanë më shumë të huaj se kurrë më parë, që nga fillimi i regjistrimit statistikor. Sipas Zyrës së...

Mungesë ekspertësh në treg, të rinjtë italianë po ikin nga vendi

Të rinjtë italianë po shkojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit dhe po e lënë ekonominë italiane pa ekspertë. Kostot për Italinë do të...

Tmerr në Greqi/ Alarm për bomba në 35 shkolla: Do t’ju hedhim në erë

Të paktën 35 shkolla të periferisë së Attikës janë alarmuar mëngjesin e sotëm pasi kanë marrë emaile paralajmëruese për shpërthime bombash. “Do t’ju hedhim në...

Lajme të tjera

Web TV