Covid-19/ Ambasada shqiptare në SHBA udhëzon qytetarët se si mund të riatdhesohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Florenta Luli-Faber, bën me dije se gjatë muajve të fundit janë riatdhesuar mbi 600 qytetarë shqiptar të cilët ishin të detyruar të udhëtonin nga SHBA drejt Shqipërisë.

Duke filluar nga dita e sotme, 15 qershor, fillon gradualisht hapja e fluturimeve me disa vende të Evropës. Tashmë qytetarët shqiptar dhe amerikanë mund të udhëtojnë nga SHBA drejt Shqipërisë.

Pas ndërprerjes së fluturimeve në fund të muajit Mars, do rifilloje mundësia e udhëtimeve nga Shqipëria drejt SHBA-ve. Sipas vendimit të Shteteve të Bashkuara për arsye të situatës së krijuar nga Covid-19: “Mund të hyjnë në SHBA, të gjithë ata shtetas (shqiptar në rastin tonë) që nuk kanë qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve të mëparshme (numëruar nga dita që mbërrijnë në Amerikë) para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara”.

Gjatë muajit qershor, Turkish Airlines dhe Air Serbia do të fillojnë të operojnë me fluturime drejt disa qyteteve amerikane dhe në kthim.

Sipas rregullave aktuale në fuqi, të gjithë shtetasit shqiptar mbajtës të vizave turistike dhe studentore që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Amerikës, mund të udhëtojnë me një ndalesë në Stamboll ose Beograd. Ndërsa qytetarët shqiptar, mbajtës të lejeve të qëndrimit “green card” dhe pasaportave amerikane, nuk kanë kufizim për hyrjen në SHBA nëpërmjet udhëtimeve edhe nga vendet e Evropës.

Për shkak të situatës dhe vendimeve individuale të çdo shteti, rregullat, datat dhe oraret e fluturimit ndryshojnë çdo ditë. Për këtë arsye, sugjerojmë që gjatë kësaj periudhe të blini biletat tuaja nëpërmjet agjencive të fluturimit dhe jo nëpërmjet platformave online, me qëllim që të siguroni informacion të saktë e të rifreskuar dhe të keni mundësi të merrni përgjigje ndaj pyetjeve që keni.

Lexo edhe :  Urimet për Krishtlindjen! Atmosfera e festës ndihet kudo në Tiranë

Duke uruar që situata e Covid-19 të shkojë drejt përmirësimit, mos harroni: ruani distancën, përdorni maskat dhe zbatoni rregullat e higjenës!/Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Kreu i OBSH-së dhe stafi i tij i shpëtojnë sulmeve të Izraelit në Jemen

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ishte në aeroportin e Sanaa të Jemenit, kur...

Zbulohet projekti që do ta sjellë Aurela Gaçen ndryshe nga si e kemi parë deri tani

Aurela Gaçe po rikthehet në ekran, por kësaj radhe projekti i saj i ri nuk ka aspak lidhje me muzikën, por me dashurinë e...

U thirr në SPAK/ Këlliçi mohon bashkëjetesën me partneren: Ana jeton me…

Për të shpëtuar nga SPAK, Belind Këlliçi mohoi para mediave bashkëjetesën me partneren Ana Shkreli. Pas daljes nga SPAK ku u thirr nga prokurori Elvin...

5 ndryshime të Vitit të Ri që në fakt do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në jetën tuaj!

Viti i ri, person i ri. Por hulumtimet tregojnë se më shumë se 80 përqind e vendimeve të Vitit të Ri dështojnë deri në...

“PD ka përgjegjësi të mëdha para elektoratit”, avokati: Berisha do të arrestohet sërish!

Debati në ‘Studio Live’ trajtoi sot edhe temën e sondazhit në Report TV për zgjedhjet e 11 Majit 2025, Kodin Zgjedhor dhe listat e...

Lajme të tjera

Web TV